Planeti qe po avullon

Planeti qe po avullon
Shkencëtarët  dhe astronomët prej vitesh mundohen të kapin planete dhe yje në mijëra vite dritë larg për të kuptuar më mirë universin në të cilin jetojmë, si lindin e si zhduken planete, yje e sisteme diellore. Teleskopi i NASA-s Kepler kapi imazhe në 1500 vite dritë larg ku tregohet procesi i zhdukjes së një planeti. Zbulimi u bë nga shkencëtarët e Institutit Teknologjik të Masaçusetsit në Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët thonë se planeti në zhdukje është në përmasat e Mërkurit. Temperatura në sipërfaqen e tij shkon deri në 2 mijë gradë celcius, temperatura që po e transformojnë planetin në një masë të madhe gazi e pluhuri, sikur të ishte një kometë. Sipas shkencëtarëve, planeti i kanë mbetur më pak se 100 milion vite jetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama