Plani per te shperthyer asteroidin qe rrezikon token
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Duket si një film fanta-shkencor. Por Agjencia Hapësinore Europiane po planifikon të lëshojë një mision të ngjashëm me atë të filmit Armageddon, në të cilin Brus Uillis dhe ekipi i tij tentojnë të hedhin në erë një asteroid Versioni real pritet të vihet në zbatim në vitin 2015. Qëllimi është që një satelit të përplaset me një asteroid për të parë nëse ndryshon kursi i tij. Misioni quhet Don Kishoti dhe do të përfshijë dy anije kozmike, njëra do godasë asteroidin dhe tjetri do të vëzhgojë se si do ecë eksperimenti.