Plani per zgjerimin e Tiranes

Plani per zgjerimin e Tiranes

Krahas Kasharit, Tirana rrethohet edhe nga tre komuna te tjera Dajti, Paskuqani dhe Farka. Por a ka ardhur koha qe këto zona te mos kenë kufij ndarës ne hartën e kryeqytetit? Këshilltari pranë Ministrit te Shtetit për çështjet vendore, Enea Hoti pohon për “Vizion+”, zgjerimin e kufijve te Tiranës dhe shkrirjen me komunat përreth. Ne  zyrat e eksperteve ndodhen tre modele për hartën e re administrative.

Projekti Suedez  i vitit 2012 i cili e sheh Shqipërinë vetëm me 80 njësi vendore, studimi i shoqatës se komunave ku vendi nuk duhet te ketë me shume se 160 njësi vendore dhe modeli i  shoqatës për autonomi vendore qe Shqipëria te ketë 36 njësi po aq sa dhe rrethe. Por a do te merren parasysh këto modele nga ekspertet?

Një nisme e tille është marre edhe ne vitin 2003, por opozita dhe mazhoranca nuk ranë dakord, për shkak te ndikimeve qe reforma  sillte ne betejat elektorale dhe numrat e votave. E ndikuar nga ndërkombëtaret, klasa  politike duket se ka pranuar zbatimin e reformës dhe aq me tepër kur te dhënat nuk janë optimiste. 50% pushteteve lokale ne vend janë inekzistente, nuk ofrojnë shërbimet dhe nuk kryejnë funksionin qe kane. 80% e komunave mbledhin nga te ardhurat e tyre me pak se 100 mije leke te rinj ne vit.

Ndërkohë qe shteti shpenzon ne vit vetëm për pagat e punonjësve te këtyre njësive 25 milion dollarë. Puna për reformën sapo ka nisur. Ekspertet besojnë se zgjedhjet e 2015 për drejtuesit e pushtetit vendor do te bëhen sipas ndarjes se re territoriale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama