KUKES, 6 Nëntor/ATSH/- Në vijim të turit "Fjalën e kanë qytetarët" kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerë dhe banorë të fshatrave Shtiqen, Novosej dhe Shishtavec.
Basha është njohur nga fermerët me shqetësimet që kanë për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre.
Një tjetër shqetësim ishte dhe vendosja e tarifave për ushqimin për bagëtinë që e blejnë në Kosovë. Sipas fermerëve kjo ndodh vetëm në doganën e Morinit dhe bëhet për hakmarrje politike.
Nga ana e tij, Basha shpalosi platformën e demokratëve për bujqësinë e cila parashikon eliminimin e çdo takse për fshatin.
"Skema që ne po shohim është skema e një buxheti jo më pak se 100 milionë dollar në vit, që me e nda në dy pjesë, subvencione sipas sektorëve dhe kryesorja që të jetë për të gjithë fermerët është eliminimi i çdo takse për fshatin, mbi naftën, mbi plehrat, mbi fidanët, mbi farat", deklaroi ai. /a.g/