Tradita turke e gershetuar me elemente perendimore shfaqet si nje perjetim unik per turistet e panumert.
Komoditeti qe te troket qe nga kontakti i pare me sherbimin e recepcionit te hoteleve dhe vazhdon gjate gjithe diteve te qendrimit me dhoma luksoze, pishina, akuariume, restorante me shume klasa, salla per fitnes, sauna, e plote atraktivitete relaksuese te perngjasin me sarajet e pashallareve turk, gjurmet e te cilave i has ne ambientet e shumta arkeologjike, ku çdo pushues ka mundesi ta sheh dhe prek nje pjese te historise se ish-perandorise, “ku dielli kurre nuk perendon”.
Nese dikur, dhoma luksoze, pishina dhe gjera te tjera, i gjeje ne sarajet e pashallareve, gjerat tani kane ndryshuar.
Ato, mund te jene pjese e aktivitetit ditor te çdo turisti, pa qene nevoja qe ai t’i takoje elitave politike. E njohur si njera nga Perandorite me te medha gjate shekujve te kaluar, gjurmet e shtetit osman, i gjen ne çdo hap.
Antalia me 16 hotele, Kemeri me 45 hotele, Beleku me 28 hotele, e Side me 26 hotele dhe Alania me 32 sosh, jane disa nga rajonet e rivieres turke qe mbeten perla te natyres dhe ofrojne kushtet me ideale per nje pushim te kendshem duke kursyer edhe xhepin.
Ne Turqi, nuk te mungon aspak edhe Evropa, sepse aty mund ta shijosh lehtesisht qytetet me eminente te saj perfshire edhe Amsterdamin. Kjo mund te arrihet nese zgjedh te qendrosh ne Hotel “Orange County”.
Ndertimi i ketij hoteli ne stilin e ndertesave rreth kanalit te Amsterdamit te zhvendos nga bota orientale ne ate perendimore. Qendrimi ne rivieren turke eshte edhe befasues. Ne “Orange County” nuk e ke aspak te veshtire te mendosh se gjendesh ne Amsterdam.
Hotelet turke posedojne edhe qendra terapeutike, amfiteater, kinema, klube te nates, kursin e golfit.
Bregdeti mbreselenes turk
Te zgjedhesh qe te pushosh ne rivieren turke nuk eshte aspak e veshtire, por te vendosesh se ne cilen pjese apo hotel te kesaj riviere do te akomodohesh perben sfide te vertete. “I ftohti i madh ka veshtiresuar jeten e njerezve ne Rusi”. Ky eshte nje nga lajmet qe degjohej shoqeruar me pamjen ku njerezit kalojne ne Sheshin e Kuq ne Moske, duke nxituar per te blere ndonje gje, sa nuk ka ardhur mbremja edhe me e acarte.
Por, ne Turqi, eshte ndryshe. Njerez pothuajse te zhveshur shetisin apo zbaviten prane hotelit Kremlin. Hotel “Mardan Palace” qe shtrihet ne rajonin e plazheve me rere te imet ndodhet 10 km nga Aeroporti i Antalias dhe 15 km nga qendra e qytetit.
Ky hotel qe posedon pishine me 24 000 meter katror, ne shikim te pare te ngjan me nje keshtjelle gjigante per nga lartesia dhe gjeresia e tij. Qendrimi luksoz ka dhe befasine e tij ne kete hotel. Ne kater akuariume ke mundesi te shohesh 5000 lloje peshqish. Shijimin e bukurive natyrore dhe ambienteve mbreselenese pergjate bregdetit te Antalias e mundeson edhe qendrimi ne hotelet tjera madheshtore. Rajoni i plazhit “Lara” qe gjendet ne pjesen lindore te bregdetit te Antalias disponon me gjiret me interesante me rere ngjyre ari.
Hoteli “Royal Wings” i hapur ne vitin 2005 llogaritet nje nga hotelet e kategorise se larte, i cili ofron pushime si ne parajse per gjithe familjen. Nje kopsht me nje pishine te rrethuar me gjelberim dhe nje pishine tjeter per relaksim, me vale, pishine per femije dhe aquapark te shtyn qe pushimet familjare te zgjedhesh per t’i kaluar ketu.
Menaxheret e ketij hoteli jane kujdesur per gjithçka. Brenda kompleksit te ketij hoteli ndodhet edhe miniklubi prej moshes 4-12 vjeçare, minidisko, vendargetim per femije dhe byfe po ashtu per femijet. Por, per te zgjedhur hotelin per te pushuar ne Antalia nuk eshte lehte. Hotelet me ndertim arkitektonik, modern dhe kushte perrallore garojne shume afer njeri-tjetrit. Hotel “Kervansaray Lara” eshte nje ambient tjeter qe me shume ka pamjen moderne sesa tradicionale. I ndertuar me nje stil modern, xhama dhe drita, ky hotel gjendet afer 2 kilometra nga “Lara Beach” dhe 10 km nga qendra e Antalias.
Bregdetet turke garojne per nga bukurite natyrore ndermjet vete. Bregdeti i Kemerit shtrihet buze masivit malor te Taurusit, 49 km larg Antalias. Ky bregdet ofron plazhet Goynuk, Çamyuva, Beldibi dhe Tekirova, qe ofrojne nje panorame te paharrueshme.
Kaltersia e ujit qe te qendron para dhe pishat e larta jane dy kontraste te mrekullueshme qe te fusin brenda nje ambienti te qete. Por, per te dale nga kjo “enderr” pushimi ke mundesine te shijosh edhe kafiterite, restorantet dhe dyqanet e shuma te suvenireve si dhe butike ekskluziv.
Hoteli “Otium Art”, “Fantasia De Luxe”, “Orange County” jane vetem tri nga hotelet e ketij bregdeti te shtrira ne mes te pishave dhe detit. “Otium Art” shtrihet ne nje hapesire te gjelberuar me pamje kah malet e Taurusit dhe drejtperdrejte ne plazhin me guralece. Sherbimi i menses turke dhe asaj nderkombetare shoqerohet gjate dites me çaj dhe embelsira.
Ndersa, darka servohet ne nje nga tri restorantet e ketij hoteli. Me 369 dhoma, ky hotel mbetet nje nga me te kerkuarit. Edhe Hoteli “Fantasia De Lux” shtrihet ne mes malit me pisha dhe plazhit te gjere. Ai disponon me 351 dhoma qe shperndahen ne nje ndertese katerkateshe, ndersa per kohen e lire ofron sherbime edhe pa pagese. Perveç sportit, sauna dhe banja turke jane sherbimet gratis qe servohen per pushuesit si sherbim nderi nga udheheqesit e hotelit.
Rajoni i Belekut eshte nje nga bregdetet ku shtrihen hotele moderne ne mes te nje pamje mahnitese te rrethuar po ashtu me pisha 30 km ne lindje te Antalias dhe vetem 25 km larg aeroportit. “Cornelia Diamonds”, “Club Ateria”, “Lukia World”, jane vetem 3 prej 28 hoteleve qe ofron ky plazh. Riveria turke ofron dhe nje bote te pasur historike. Deshmitar i nje trashegimie kulturore dhe historike eshte qyteti i Sides i quajtur ndryshe dhe nje qytet muze. Te shijosh detin dhe historine jane dy element qe t’i ofron te plotesuar ky rajon.
Hoteli “Otium Eco Club” eshte nje nga rreth 25 hotelet qe shtrihen ne bregdetin e ketij qyteti. Ky hotel eshte nje nga hotelet me te preferuara te pushuesve, duke garantuar nje rehati komode dhe kushte ideale argetimi. Perjetimin maksimal te ketyre mundesive e ofron “Eurokoha”, kompani kjo qe ka sponsorizuar pushimin shtateditor te nje ekipi gazetaresh te Kosoves, ne hotelet me luksoze te bregdetit turk.