Ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o plazh ?
Të gjithëve rrobat si fletët e pemëve ua hoqe,
I le lakuriq, i shtrive në shesh pash më pash
Dhe qetë-qetë në skarën tënde të nxehtë i poqe!…
...................................................................
Po ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o Plazh ?
Të gjithë i vure t'i nxjerrin sheshit lëkurët e tyre,
Lëkurët e njëri-tjetrit t'i shohin plot gaz,
Në trupat e njëri-tjetrit të shihen si në pasqyrë
Fëmijë u bëmë me gra, me burra, me pleq
Dhe gradat tona nuk duken mbi skarën tënde të nxehtë,
Të gjithë i përkulemi diellit që sytë nga ne s'i heq
Të gjithë il bëmë papritur pak mëndjelehtë.
Mendjelehtë vërtet, po vetëm një çast, një çast
Sikur me nxitim të lidhim kravatat, e rrobet të veshim.
Pastaj fjalosemi bashkë në daç,
Pastaj ta shohim si qeshim!
Ç'qe kjo hata e madhe që bëre o Plazh ?