Macja me emrin Casper ishte bere e njohur ne kete qyteze pasi cdo dite, prej shume vitesh, ajo ngjitej ne autobusin e linjes, bente nje xhiro dhe me pas kthehej ne shtepi. Pasi u shtyp nga nje makine diten e premte, banoret kane shkruar nje banderole me mbishkrimin “Casper do na mungosh”.
Felini i vecante vendosej ne rradhe cdo dite per te marre autobusin numer 3 rreth ores 10:55, por qe prej dites se premte mungesa e saj ra ne sy. “U shtyp nga nje makine dhe shoferi qe e beri kete as nuk ndaloi”, shprehet me keqardhje nje banor. Historia me fund te dhimbshem ka bere buje ne Angli, aq sa ka perfituar nje hapesire edhe ne tabloidin “Guardian”.
Casper ishte nje mace siberiane 12 vjecare dhe prej shume kohesh njihej ne bote fale reportazheve nga media te ndryshme. Per felinin e qytetit, te gjithe shoferet silleshin mire me te, madje edhe shoqeria e linjes "First" kishte porositur fatorinot te kujdeseshin per pasagjeren e vecante.
Macja jetonte ne shtepine e 65 vjecares Susan Finden. “E quajta Casper si ne filmin vizatimor sepse zhdukej si nje fantazme. Ishte nje mace e mrekullueshme dhe shume e dashur. Shume vete do ta ndiejne mungesen e saj”, thote mes dhimbjes 65 vjecarja.
Nga : Top-Channel.tv