Vetëvrasja e studentes Ida Xherahu ka shkaktuar shumë debat online. Studentja e Arkitekturës i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja e një hoteli.
Ajo ishte dashuruar me një femër, por ajo nuk ia ktheu dashurinë.
Xherahu e kaloi natën e fundit në një hotel, e vetme.
Mësohet se ajo ka lënë një letër përpara se të vrasë veten.
“Më falni për këtë që bëra, nuk është faji juaj,” shkruan ajo fillimisht, duke iu drejtuar prindërve.
Më pas i drejtohet vajzës që dashuronte.
“Të dua shumë Xhoi. Tani po iki përgjithmonë. E kuptova vonë që ti nuk je ashtu si unë. E kuptova që nuk mund të bëhesh si unë. Dashurinë për ty do ta marr përjetësisht me vete. Lamtumirë,” shkruan ajo.
Vajzë nga Fieri njihej si një vajzë e urtë.
Shoqet e sah thonë se e dinin që ajo donte dikë, por kishin menduar se ishte një djalë.
Postimi i saj i fundit në FB lexon: “Në jetë lër gjurmë që të të kujtojnë”.
Vetëvrasja e saj vjen një ditë pasi edhe një gjerman i dha fund jetës në Tiranë për dashurinë.