Ksero M., 45 vjeç erdhi tre muaj me pare. Kishte dite te tera, jave te lodhura dhe muaj pa fund, qe i kerkonte se shoqes nje mendim, sesi do t’ia benin per te ardhmen. “Gruaja, si gruaja, nuk vendoste. Ne fakt, e kishte nje justifikim te mire. Djali, ishte ambientuar mire ne shkolle dhe ishte nje nga nxenesit me te mire te saj, ndaj dhe nuk donte te levizte. Mbase ndryshon, ndonje gje, me thoshte”, tregon burri, qe tashme ka filluar te mesohet me ritmin frenetik te kryeqytetit shqiptar. Kur filluan javet e ankthit pas shpalljes se krizes, nuk kishte me kohe. Si kryefamiljar u detyrua qe te mbledhe anetaret e tjere te familjes dhe te vendose. Çuditerisht, djali, 14 vjeçar- kete here e kishte mbeshtetur, familjen. U kthyen. Keto dite, Kseros, ka hapur nje biznes privat ne ish-stacionin e fundit te Tiranes se Re dhe pret te beje biznesin e tij me materiale ndertimi. Greqia, jo vetem, nuk eshte me zgjidhje per te, por ai nuk e sheh asfare dhe te ardhmen te lidhur me te. “Veçse ishin vite te tera dhe shpresuam shume”, thote.
I laureuar ne Institutin e Larte te Arteve nuk e mendonte kurre se do te vinte nje dite, qe do te punonte ne ndertim. Por ja qe jeta ka llogari te tjera. Mbi te gjitha emigracioni. Sot, kur flet per MAPO-n, nenqesh pak me hidherim. Ne familjen e tyre te thjeshte prej tre anetaresh, ai vazhdon te beje pune ‘rifiniturash’, kurse gruaja, qe eshte laureuar per ekonomiste, po mundohet te pershtase ne kushtet shqiptare biznesin e tyre...Sa do te ece, kush e di. Kur i pyet per Greqine, çoroditet disi, por eshte i kenaqur me vendimin e tij dhe me ate qe e pret. “Ikem me perpara se te plaste ky panik dhe na duket se beme mire. Vendi yt eshte vendi yt dhe veçmas atyre qe kane marre kredi ‘idiote’, te gjithe te tjeret duan te kthehen”, thote per MAPO-n. Pse nuk erdhe me pare, e pyesim normalisht. “Ne fakt, edhe mund te vija, por gjithmone eshte nje gje e vogel qe te mban dhe ne shpresonim se do te kishim dhe disa vjet ‘te mira’...”. Per vitet e mira kuptohen jane te njejtat per shqiptaret. Ksero dhe e shoqja vendosen qe kur iken 10 vjet te shkuara te mblidhnin mire mendjen. Ai iu fal punes se perhershme te shqiptareve: ndertimit, ndersa ajo: pastrimit. Kur ne fundjave u mbetej pak kohe per vete, mundoheshin te kalonin me te qeshur sesi dy intelektuale ne vendin e tyre, kishin perfunduar ne pune tejet te zakonshme...Vetem se ia vlente: Te 1000-1500 eurot qe merrte zakonisht ai, bashkoheshin me 500-600 Eurot e te shoqes, te cilat u dhane mireqenie dhe shume dallim nga Shqiperia...
...Kurse Raimondi D. nga Fieri, 48 vjeçar, nuk kishte kete ide. U largua 15 vjet me pare, pasi i vellai, i larguar qe ne kohet e para, i dha nje mundesi qe te ishte me te dhe madje edhe te punonin bashke ne Pire. Kishte tre femije, kur u largua. Mundi te shkolloje dy femijet e pare, por te tjeret vazhdojne ne radhe ne klasat fillore. Pak vite me vone do te gjente vend si shofer transporti me kamion per linjat e largeta. Paguhej mire, por kur pesoi nje aksident, do i kthehet njerit prej profesioneve te tij, atij te mekanikut. Gjithsesi, edhe tani, kishte raste qe arrinte deri 2000-2500 Euro ne muaj. Gjithçka shkoi mire ne fillim. Gruaja gjeti pjesetarin e vjeter te nje familje, qe ishte larguar per ne SHBA. Mbante te moshuaren e shtepise, e cila veç punes i doli dhe shpirtmadhe. Ajo ia pranoi femijet e punetores shqiptare ne shtepine e saj dhe madje edhe ushqimin. Ajo vete arrinte dhe i shtonte buxhetit te familjes dhe 600 Euro.“Me hoqi tre goje(plaka), flet ai me nje sintakse te harruar, per te ushqyer”. Ne fakt, nuk do te vazhdonte keshtu. Plaka vdiq. Kurse gruaja, tashti gjente vetem pune te perkohshme.
Shtuar me ate qe duhej te shpenzohej per femijet, rroga e Raimondit nuk mundte ti mbante me si me pare te gjithe pjesetaret e familjet. Kur pak muaj me pare i vdiqen te dy prinderit ne Tirane, perkoi me vendimin e pronarit te ofiçines, qe i tha se do ta reduktonte punen. E ku ta dish me ato qe po ndodhnin dhe thuhej dhe mund ta mbyllte. Ai, vertete, ishte mjeshtri i ofiçines se tij, por ky biznes nuk e mbante me. Tashme, eshte prej pak javesh ne Fier dhe eshte duke menduar per biznesin e tij. Ai eshte i thjeshte. Ka vendosur te çele nje ofiçine ‘moderne’, edhe jo te zakonshme?!!! “Do mundohem te fus nje logjike te re pune, kjo eshte modernja”, na thote. Ne fakt, ky optimizem eshte siperfaqesor.
Pak minuta me vone, kur ia shpjegon nje kolegu te tij mekanik, ai e ul me kembet ne toke. “Ke ikur nga kriza, por ketu duhet te mbijetosh”, i shpjegon. Raimondi pohon. eshte e vertete. Ka ardhur i vetem per te testuar ndersa e shoqja per fat ka gjetur nje pune te perkohshme, e cila i mundeson qe ta shtyje disa kohe me femijet. Me pak fjale, u duhet te pergatisin shtegtimin e ri te gjithe shtepise, veç djalit te madh, qe do te rrije dhe ca kohe. “Jam i terrorizuar me protestat dhe me kete fryme qe eshte bere gjithnje e me e padurueshme ne Greqi”, na thote me mllef. “Shpresoj qe te ngre biznesin ketu, por edhe ketu me kete qe ndjej jam tmerresisht i lodhur...”.
...Artan Bozhiqi, nga Elbasani, eshte me i permbajtur. Shpreson te rikthehet serish, nese Greqia vertet do te filloje te levize ndryshe:”Sapo jam kthyer nga Greqia dhe zakonisht punoj me kontrata te perkohshme per nje firme qe operon ne biznesin e restaurimeve. Kryesisht behet fjale per ndertesa te vjetra. Ka rreth nje vit qe kerkesa per pune ka rene ndjeshem dhe si rrjedhoje edhe une kam punuar me pak. Por muajt e fundit, situata eshte bere dhe me e veshtire. Tani nuk kam pune dhe jam kthyer ne Shqiperi. Duke pare mundesite atje ne Greqi kam vendosur te mos kthehem para muajit shtator, por dhe atehere do mund te kthehem vetem nese diçka do te kete ndryshuar. Ne Greqi shume njerez i mbajne syte nga turizmi, por tani qe sezoni po afron po veme re se ka me pak turiste krahasuar me te njejten periudhe nje vit me pare. Demonstratat dhe situata shume e nxehur atje ne fakt, ka nje ndikim negativ per sa i perket turizmit. Shenja per permiresim te afert te mundesive per pune, gjithashtu nuk ka. Do pres deri ne vjeshte nese diçka do te permiresohet”.
Ne fakt edhe nje pune qe i ishte premtuar hotelit te tij eshte kthyer pas dhe kjo ka qene nje pike me shume mosbesimi, qe ai ka ngritur me miqte e tij per ekzistencen e mevonshme dhe rikthimin e perhershem ne Shqiperi.
Ne Greqi
Jane te shumte shqiptaret qe pretendojne te kthehen, por jane ende ne udhekryq ata qe po kthehen. Pas vendimit te socialisteve te kryeministrit George Papandreu, qe kane nje shumice prej 160 vendesh ne parlamentin me 300 deputete, qe te miratojne projektligjin per krizen ekonomike, shqiptaret kane filluar te mendojne realisht. Bejne perjashtim, vetem ata, qe jane vendosur ne sistem krediti dhe ata, qe kane punuar me kah tjeter (pra qe kane nivel me te mire dhe jane integruar), krahasuar me pjesen tjeter te komunitetit shqiptar .
Ata, mbase dhe para vendasve, me nuhatjen e tyre nuk u çuditen aspak, kur degjuan Klaus Larres prane Bibliotekes se Kongresit Amerikan, qe pohoi se udheheqesit e Bashkimit Evropian duket se e gjykuan gabim gjendjen financiare te Greqise. “Bashkimi Evropian ka tre muaj qe diskuton per zgjidhjen e krizes dhe mendoj se vetem tani po e kupton se sa serioze eshte bere kjo krize. “
Arqile G. nga Vlora e kishte menduar krejt ndryshe te ardhmen. Por, kur pa se punet po i beheshin gjithmone e me shume rastesore dhe kur degjoi se masat e propozuara perfshinin dhe masa per shkurtime te pensioneve dhe ngrirje pagash, atehere u bind se ai dhe te varfrit e tjere do ta pesonin. Tashme ne Vlore eshte duke menduar per sezonin e veres. Nga ana tjeter, kriza do te thoshte, se prinderit e tij, nuk do ta merrnin me pensionin e dikurshem, si deri me atehere, kurse ai nuk do ta kishte me kollaj, ne ndertimet, ne ate zone, ku punonte prej kohesh. Me shume, na thote- e lodhi situata dhe keqesimi i vazhdueshem i protestave. “Sikur te mos mjaftonin ato te Vlores me ‘97”, ben shaka
“Perhapja e krizes eshte rrezik serioz. Menyra me e mire per ta zgjidhur ate, eshte qe ndihma per Greqine te realizohet sa me shpejt dhe t’i tregohet botes se Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar do te bejne diçka”, degjonte ne lajme.
Ndaj, ndodhi, qe ai nuk kishte se çfare te priste me. Nje dite te bukur, sebashku me te shoqen, e cila punonte ne nje fabrike te vogel, iu kthye Vlores. Nje e aferme e tyre ka nje hotel, ndersa ata te dy, kane marre persiper ta menaxhojne. Do i rikthehen, asaj, qe kane mesuar ne shkolle per ekonomi, po munden. Si do te shkoje? “Nese miqte na thone se mund te kthehemi, atehere do te kthehemi, por keshtu si po shkon Greqia, ka te ngjare, qe te mos kthehemi me kurre”, na thote.
Ne fakt, debatet ne parlament grek, kur gjate votimit te masave te emergjences u duken aq shume perçarje dhe polemika, ndikuan shume te njerezit dhe sidomos shqiptaret.
PASOK-u hoqi tre deputete nga radhet e partise, ndersa Demokracia e Re arriti dhe perjashtoi Dora Bakojanis pasi ajo votoi pro masave drastike ne nje kohe kur partia e saj votoi kunder. Kurse, kulmi ishte kur punonjesit e bankave ne Greqi mbyllen institucionet e tyre, ne shenje proteste ndaj vdekjes se tre kolegeve te bllokuar ne nje banke, te kallur ne zjarr.
...
Te kater personazhet, e sapo kthyera ne Shqiperi, bashkohen ne nje pike: Do te jene dhe do te shohin Greqine nga larg. Do t’i kushtohen Shqiperise, sepse tek e fundit, pervoja greke tashme eshte mbyllur. Te pakten, perkohesisht dhe si familjare ata nuk ushqejne me shpresa... Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane rene dakord qe t’i japin Greqise nje pakete shpetimi prej 143 milione dollaresh. Plani anti-krize i cili eshte koordinuar mire me BE- FMN, ne kembim te 110 miliard eurove ndihme ne tre vjet, parashikon nje reduktim te shpenzimeve ne 30 miliarde euro, shkurtim te pagesave te punonjesve te administrates, pensioneve, reforma fiskale si dhe rritje te akcizes per karburantet, alkoolin, cigaret dhe çdo gje te luksit.
Gjithsesi, sikur te mos mjaftoje kjo, emigrantet shqiptare i kapi dhe situata e keqe e Shqiperise dhe sidomos periudha e fundit. “Nga shiu ne bresher”, thote Ksero, qe shpreson t’i ece...”.