Policia italiane ka arrestuar Roberto Manganiellon, i akuzuar si drejtues i një rrjeti mafioz të njohur dhe person me rrezikshmëri të lartë.
Shtypi italian shkruan se ai u arrestua gjatë kohës që ishte duke parë ndeshjen Inter-Napoli (2-0) në vilën e tij bashkë me të dashurën.
34-vjeçari kishte ulur masat e sigurisë tek sa priste t'i vinin picat në shtëpi, por në derë trokitën fircat speciale antimafia që mundësuan arrestimi e tij.
Pas arrestimit reagoi edhe ministri i Brendshëm italian, Alfano, i cili ka vlerësuar punën e policisë në luftën kundër krimit.