Kërkimi për avionin e humbur të “Malaysia Airlines” është drejtuar në një pjesë të re të Oqeanit Indian, për shkak të një “drejtimi të ri të besueshëm” – që përcaktoi një vendndodhje 700 milje më tej.
Hetuesit në Kuala Lampur kanë përllogaritur se Boeing 777 mund të ketë rënë në oqean, në veri të zonës ku anijet dhe avionët tani po kërkojnë për mbetje. Vendndodhja e re përshtatet me pamjet e një avioni të parë nga fshatarët dhe peshkatarët në veri-lindje të Malajzisë në një orë të përafërt në datën 8 mars, sipas të cilëve se avioni kishte bërë një kthesë në formën e U-së mbi Detin e Kinës së Jugut dhe ishte drejtuar drejt Malajzisë.
Zona e mundshme e rrëzimit – e përcaktuar nga analiza e fundit e radarit që sugjeron se linja po udhëtonte më shpejt nga sa është menduar më parë – shtrihet rreth 1850 km (1100 milje) në perëndim të qytetit australian të Perth dhe mbulon një rajon prej 319.000 km katrorë.
Ekipet e kërkimit tani kanë më tepër kohë për të fluturuar, pasi kërkimi i ri është në një zonë më të afërt me tokën.