Po ti a je inteligjent ne kuptimin seksual?
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Ky ngadalësim në kohë është i favorshëm fenomenin në fillimet e tij. Këtë fenomen psikologjia e përkufizon, si “efekti i famijarizimit”, sipas të cilit sa më shumë ta shohim një objekt aq më shumë rriten mundësitë tona për ta gjetur atë tërheqës e të pëlqyeshëm. Një afrim i ngadaltë ju lejon të dy subjekteve që të mësojnë t’i interpretojnë sinjalet e ndërsjellta të “hapjes” ndaj tjetrit, ose “mbylljes” e të reagojnë si pasojë njëlloj, siç ndodh në një vallëzim çifti.
Nga e gjithë kjo që thamë mund të konkludojmë se për erosin nuk janë aq të rëndësishme organet gjinore se sa truri i personit. Dhe mund të pajtohemi me pohimin e endokrinologut John Money se: “Zona erogjene pas exellence është ajo që ndodhet midis dy veshëve”. Me një forcë shtytëse del në sipërfaqe koncepti i inteligjencës sexuale, si një tërësim cilësish të domosdoshme për të arritur një jetë sentimentale dhe erotike të kënaqshme: njohja në thellësi e trupit tonë, reagimet tona sexuale dhe reagimet e tjetrit ndaj sjelljeve tona janë sigurisht pjesët më të rëndësishme. Por kush është personi “inteligjent nga pikëpamja seksuale” Është personi, i cili njeh dëshirat e veta intime dhe i lejon vetes mundësinë ti jetojë e realizojë ato pa rënë në neurozë e idealizime obsesive e që nuk e përdor seksualitetin si një antidepresv apo si një konfirmim për të dhënat e veta, që nuk fiksohet tek një partner ideal, duke u mbështetur në modelet e propozuara nga reklamat e televizionit, por që zgjedh duke patur parasysh mundësitë reale për të ndërvepruar me tjetrin. Zgjedhja e duhur që bëjmë për veten presupozon një dozë të mirë vlerësimi të vetvetes, aftësinë, për të individualizuar sinjalet pozitive të dërguara nga tjetri dhe aftësinë për të parashikuar ndryshimet e mundshme të pikëpamjeve e kërkesave tona.
Burrat dhe gratë që synojnë “të pushtojnë” subjekte të paarritshme, sigurisht, nuk mund të quhen “seksualisht inteligjent”, përveç kësaj mund të rrezikohen nga një sindromë e vërtetë depresive sepse dashuria që nuk korrespondon, prodhon një ulje të nivelit të dopaminës, që është një hormon i pranishëm në trurin tonë. Edhe fazat fillestare të “lajkatimit” kërkojnë një ushtrim të inteligjencës seksuale që lejon ti mbash parasysh mundësitë personale, dhe shpresat e tjetrit por edhe të shfrytëzosh teknikat e reja të komunikimit në shërbim të qënies njerëzore, përfshi këtu dhe s.m.s.-të.
Gazeta: Shekulli