Personazhet e kësaj përmbledhjeje Gumiljovi i mori nga faqet e romaneve aventureskeqë kishin në qendër të vëmendjes pionierët amerikanë, romane këto që Gumiljovi i lexonte me pasion asokohe. Kritika në atë kohë e cilësoi përmbledhjen si punën e një nxënësi dhe asgjë më tepër, por Gumiljovi dukej dhe ndihej krenar për punën e tij. Kështu, një vit më vonë, Gumiljovi nisi punën për dramën e tij «Mbreti Jester i Batinjolit”, dramë kjo e cila nuk arriti të publikohej kurrë sepse Gumiljov nuk mundi ta përfundonte. Nga 1907 e në vazhdim, Nikollaj Gumiljov udhëtoi gjerësisht në Evropë, veçanërisht në Itali dhe Francë. Në Paris ai filloi të ndiqte kurset e letërsisë franceze që jepeshin në Sorbonë. Nikollaj filloi të bënte jetën e një artisti francez duke arritur që në pak kohë të bëhejbotuesi i një reviste letrare, revistës “Sirius”. Në vitin 1908 në Paris u botua përmbledhja e tij e dytë nën emrin e tij me titullin «Lule romantike».
Kjo përmbledhje ishte plot me materiale letrare, historike dhe ekzotike. Në to ka disi ironi, një ironi të lehtë që thekson qëndrimin unik të autorit ndaj romantizmit. Gumiljov punoi shumë për çdo poezi të tijën duke u përpjekur maksimalisht që ato të ishin të qëndrueshme dhe të përmbajtura. “Lule romantike” u botua me paratë e tij dhe iu kushtua të fejuarës së tij Anna Akhmatova, një poete e njohur në mbarë botën edhe sot. Pasi kthehet në Rusi, Gumiljov kontribuoi në letërsi duke redaktuar revistën “Apollon”, një revistë artistike periodike.
Ai nisi studimet për drejtësi, por nuk arriti t’i përfundonte pa ndryshuar mendje. Kështu që, Nikollaj vendosi të ndiqte studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, por as këtu ai nuk i ndoqi të gjitha kurset. Atë kohë Gumiljovi ra në dashuri me një grua që nuk ekzistonte në të vërtetë. Emri ishte Sherubin de Gabriak, por ajo nuk ishte veçse pseudonimi letrar i dy njerëzve që shkruanin në revistë, njëra prej të cilave ishte një mësuese me aftësi të kufizuara.Guliljev dhe Maksimilian Voloshi, zhvilluan një duel më 22 nëntor të vitit 1909 për shkak të kësaj çështjeje dashurie. Nikollaj udhëtonte shumë dhe ka udhëtuar pothuajse çdo vit, por më tepër se Afrika nuk pëlqente asnjë vend. Ai ishte i dashuruar marrëzisht me Afrikën.
Gjatë një dite gjahu në Afrikë ai mundi të gjuante një luan, të cilin më vonë e mori dhe e dërgoi në muzeun e antropologjisë në Shën Petersburg. Ai ishte aq i hipnotizuar pas qytetërimit afrikan sa arriti të zotëronte një koleksion të madh me objekte nga afrikane. Nikollaj Gumiljov martohet me 25 prill të vitit 1910 me poeten Ana Akhmatova. Më 18 shtator të vitit 1912 Gumiljov bëhet babai i një djali të cilin e quajnë Lev. Lev Gumiljov sot është një ndër historianët më të njohur dhe më me ndikim në botë. Gumiljov ishte poeti i pakënaqur me misticizmin e turbullt të simbolizmit rus. Ai mendonte se krijimi i një poezie të bukur ka aq shumë nevojë për punë dhe përkujdesje sa edhe ndërtimi i një katedraleje. Ai e mbrojti këtë pikëpamje në një prej veprave që botoi në vitin 1910 nën titullin “Perlat”.
Kjo përmbledhje iu përkushtua “mësuesit” të tij Valeri Brusov. Poeti i njohur u përgjigj me një shikim në të cilin shprehej se Gumiljov jeton në një botë imagjinare, pothuajse shpirtërore, ku krijon dhe sajon vende, të cilat pastaj i popullon përsëri vetë me njerëz, kafshë, demonë. Edhe tek “Perlat”, Nikollaj nuk i braktis personazhet e mëparshëm, por gjithsesi ata kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme, së bashku me poezinë e tij. Kjo e fundit shfaq gjithmonë e mëshumë psikologjizëm. Personazhet shfaqen më të drejtpërdrejtë dhe pa maska. Përmbledhja “Perlat” e ndihmoi Gumiljovin të bëhet i famshëm. Deri në fillim të viteve 1910 Nikollaj arriti të bëhej një emër i lakuar në shoqërinë ruse. Ai ishte redaktori më i ri i revistës artistike “Apollon”, ku edhe botoi “Letrat e poezisë ruse”, shkrime kritike të cilat prezantonin një mënyrë të re dhe objektive të kritikës.
Në fund të vitit 1911 ai bëhet kryetari i një grupimi artistësh të cilët propaganduan akmeizmin. Akmeizmi është një lëvizje, rrjedhë, shkollë dhedrejtim letrar i cili filloi nën drejtimin e Gumiljovit të reflektonte tendenca të reja estetike në arkivin rus. Kjo rrymë lindi si reaksion nga “simbolizmi teurgjik”. “Esnafëria e poetëve” (emri i grupimit) u mblodh për herë të parë në 20 tetor të vitit 1911 dhe pati në kryesinë e saj Gumiljovin, ndërsa në pozitat e nxënësve Ana Ahmatovën, Osip Mandelshtamin, Ivanovin, Adamoviçin etj., të cilët janë shkrimtarët më në zë rus. Në vjeshtën e vitit 1912 kjo lidhje e re mori emrin akmeizëm dhe revista e tyre përfaqësuese u quajt “Hiperborea”.
Artikulli iGumiljovit “Trashëgimia e simbolizmit dhe akmeizmit” përkufizonte misionin e tij vetjak e poetik, duke u kthyer në manifestin e akmeizmit. Në vitin 1913 Nikollaj vjen si dramaturg me veprën: “Don Zhuani në Egjipt”. Kjo vepër vihet menjëherë në skenë. Ai mori pjesë edhe në Luftën I Botërore, pa u shkëputur për asnjë moment nga letërsia. Pas vitit 1917 Gumiljovi shfaqet antikomunist. Ai nuk u kujdes kurrë që t’i fshinte bindjet e tij antikomuniste, madje ai deklaronte hapur në publik përbuzjen e tij për bolshevikët gjysmë të shkolluar. Për shkak të bindjeve të tij antikomuniste do të vijë edhe ekzekutimi i tij më 24 gusht të vitit 1921. Më 3 gusht të vitit 1921 ai u arrestua me pretendimet e pjesëmarrjes në një konspiracion monarkist. Më 24 gusht të po këtij viti, Petrograd Çeka dekretoi ekzekutimin e të gjithë pjesëmarrësve në konspiracion.
Mes gjashtëdhjetë e një pjesëmarrësve gjendet edhe emri i Nikollaj Gumiljovit. Vendet e ekzekutimit dhe varrimit të tyre janë ende të panjohura. Sipas Stalinit, ideja e vrasjes së Gumiljovit u rrit si pasojë e rebelimit në Kronstadt. Marinarët e Kronstadtit, në Petrograd, kishin protestuar kundër shtetit të ri bolshevik në vitin 1921. Pas ankesave nga Gorki dhe disa shkrimtarë të tjerë rus, Lenini ra dakord që të falej një numër i vogël të dënuarish, por oficeri Çeka e kishte dhënë urdhrin e ekzekutimit në mënyrë aq të shpejtë se falja erdhi shumë vonë. Mendohet se Gumiljov mund të ketë qenë varrosur në pyllin Kovalevski.