Poezi nen afshin e veres

Poezi nen afshin e veres

Në Greqinë e lashtë poemat e Homerit mësoheshin përmendësh dhe interpretoheshin në publik. Poezia sot e ka humbur këtë tipar të saj, ndaj në vitin 1999, në Kongresin e UNESCO-s u vendos një ditë që do t’i dedikohej poezisë. Dita Botërore e Poezisë festohet më 15 tetor, në ditëlindjen e poetit romak, Virgjili, por në Kongresin e 30-të të UNESCO-s u vendos që 21 Marsi të ishte Dita Botërore e Poezisë, ditë ku zhvillohen takime poetike dhe mbrëmje artistike.

 

Pikërisht këtë ditë kishte zgjedhur dhe Ambasada Franceze për organizimin e mbrëmjes “Poezia e Verës”. Vera është më e qytetëruara gjë që ka bota, thoshte Rabelais. Kështu e fton aktorja Sesilia Plasari, organizatorja e kësaj mbrëmjeje poetike publikun në sallën e Teatrit të Komedisë. Për më shumë se një orë publiku shijoi verën e vërtetë franceze, afshi i së cilës përzihej me atë të poezisë, të këngës dhe të fantazisë. Degustimi i verërave franceze dhe spektakli rreth verës u shoqërua me tingujt në piano nga Robert Radoja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama