Ju kerkojme ndjese juve dhe zonjes Sadie, qe po ju marrim kohen tuaj…
Perkundrazi, dhe faleminderit qe erdhet ne shtepine time! eshte gezim per shkrimtarin dhe per gjithe shoqerine qe letersine e duan dhe e lexojne, sidomos adoleshentet e te rinjte – mosha juaj. Thuhet, se i pengon kompjuteri e televizori, por ju tregoni se jeni te zotet ta beni edhe njeren, edhe tjetren. Dua te them, se “teknologjia” e letersise eshte gjithmone moderne dhe nuk vjetrohet kurre.
Ne kemi ardhur per “Albumin” tone, per zerin dhe fjalen e shkrimtarit...
E kam degjuar, dhe e keni pune te bukur kete te “Albumit” tuaj. Ju lexoni, por edhe mblidhni zerin dhe fjalen e poeteve dhe shkrimtareve. Te ne, por dhe ne gjithe boten keshtu ndodh. Poezia dhe letersia lexohet e degjohet: nga librat, nga kenget, nga recitimet, nga spektaklet. Keshtu ka ndodhur e ndodh me njeriun. Ai lind me poezine te koka e djepit a krevatit; me poezine e me librat rritet, po edhe me poezine vdes. Pse them keshtu? A nuk i kendon ninulla nena femijes se vockel ne djep a ne krevat? Ninulla eshte ajka e poezise, apo-jo? Libra lexon e filma shikon njeriu tere jeten. Ne shkolle, doemos, sepse e ka edhe detyre, por edhe kur del ne pune, nuk e le librin nga dora. Edhe me pushime, kur eshte ne plazh a ne mal, njeriu e merr nje liber me vete. Po kur vdes, a nuk e qajne? Edhe e qara, poezi eshte, apo jo? Ju i keni mesuar ne shkolle ç‘jane vajet apo elegjite. Ato kane fjale, tekste, poezi te mrekullueshme qe tregojne hidherimin dhe dashurine per ate qe iken nga kjo bote. E qara e emocionon dhe e trondit shume njeriun, sepse ato fjale dalin nga shpirti. Mbajne dhe fjalime per te vdekurin, po nuk qan e nuk denese njeriu nga fjalimi, sepse fjalimi nuk eshte poezi. Vaji, e qara eshte poezi...
Ne, zoti Dritero, po shkojme ne shume shtepi shkrimtaresh...
Une them, se e keni pune te bukur edhe kete, qe shkoni dhe i takoni shkrimtaret ne shtepite e tyre, apo ne lokale dhe bisedoni me ta. Dikur, ka qene muaji tetor ai, kur shkrimtaret ftoheshin neper shkolla, fabrika e institucione, dhe bisedonin me lexuesit. Ju e dini qe tetori eshte muaji i vdekjes se Naim Frasherit, poetit tone kombetar, prandaj dhe tetori quhej muaji i letersise dhe i arteve. Pra, ne qofte se dikur shkonim ne shkrimtaret te lexuesit dhe i takonim e bisedonim me ta, jeni ju, tani, lexuesit e rinj qe duke shkuar nga kater apo pese vete per te takuar shkrimtaret ne shtepite e tyre apo ne lokale, po krijoni nje tradite te re. Kjo gje e bukur, siç thashe, ka edhe shume ane te mira. Dikush nga ju tha, se ne jeten e tij, nuk kishte takuar kurre ndonjehere nga afer ndonje shkrimtar. Duket, sikur shkrimtaret jane diku, siper ne qiell apo maleve me debore, apo sikur jetojne ne Antarktide a Himalaje, dhe nuk jane njerez si une e si ju, qe jetojne ne nje apartament a pallat. Domethene, duken si perendi, apo –jo! Prandaj, e mira e pare e punes tuaj, mendoj une eshte, se e zhvishni poetin a shkrimtarin nga nje vello mistike, misteri. Sepse, duke e menduar keshtu, jo njeri po Perendi, ti nuk arrin te besosh se mund te behesh si ata. Kurse, e kunderta, kur e shikon si njeri, si ti e si une, me te mirat, por dhe me huqet e veta, ti atehere e beson, dhe mjaft qe te punosh dhe behesh edhe me i zoti. Po qe njeri, do te kesh edhe huqe, apo jo?! Ja, nuk eshte huq edhe ky duhani qe po pi une dhe nuk e le dot? Huq eshte, si droga qe, per fat te keq, e pine shume te rinj. Misteri, largesia dhe sjellja e ftohte, te ngjallin edhe frike. Mirepo, une them se frika, domethene ta shohesh me frike dhe me druajtje shkrimtarin, ka rrezik qe te kesh frike edhe nga letersia. Dua te them qe duke e njohur dhe dashur me shume shkrimtarin, ju do ta doni me shume edhe letersine dhe do te lexoni me shume letersi.
Kohet e fundit, ne gazeta ka lindur nje debat, nese ne gjimnaze, lenda e letersise duhet te jepet bashke me gjuhen shqipe, apo secila veç e veç? A mund te na jepni mendimin tuaj?
Kam lexuar kalimthi ndonje artikull nga ky diskutim. Doemos, gjuha eshte goja e letersise; njihen lidhjet dhe raportet mes tyre, dhe nuk me duket ndonje çudi qe ekzistojne mendime te ndryshme. Por, une them se ndoshta eshte me mire qe trajtimi i ketyre raporteve te veshtira mund te behet me mire ne Degen e Letersise te Fakultetit per studentet dhe ne kurse speciale. Kurse per gjimnazistet, them se eshte me mire, qe lenda e gjuhes dhe e letersise te jepen veç e veç. Kjo, sepse, mendoj une, letersia ne gjimnaze ka qellime e funksione me te pergjithshme e qe lidhen me teper me edukimin e shijeve, me formimin e pergjithshem qytetar dhe me kulturen e njerezve.
A mund te na tregoni, per adoleshencen dhe rinine tuaj? Kur e keni filluar poezine e letersine, dhe a keni pasur veshtiresi?
Poezine, ti nuk e di kur te vjen dhe nuk e di kur te le. Poezia nuk ka moshe. Poezia them une, te vjen ne buze qekur je femije dhe ti e mendon apo e belbezon. eshte tjeter gje kur ti boton per here te pare e per here te fundit. Hedhja ne leter dhe botimi kane date, ardhja e poezise nuk ka date. Vjershen e pare une e kam bere kur isha ne shkollen unike, dhe mesuesja ime e pare e letersise eshte Virgjini Pepo. Ajo eshte 93 apo 94 vjeçe dhe jeton akoma. Kur mbushi 90 vjeç, ajo me mori ne telefon. Per fat te keq, une nuk e dija. Virgjinia ishte mesuese e mrekullueshme, edhe njeri i shkelqyer. Ajo na inkurajonte te lexonim sa me shume dhe te shkruanim. Ajo ma lexoi vjershen e pare, u gezua shume dhe me tha: “Po, kjo poezi mund te botohet”. Atehere, une e dergova ne gazeten “Rinia” dhe vjersha u botua. Poezia ishte per hekurudhen e pare qe u ndertua. eshte gje e madhe hekurudha. Ju e dini: rruga eshte qyteterim. U gezova kur pashe ne gazete emrin tim. Mbaj mend, qe edhe im ate u gezua shume. Ai, jo vetem u gezua, por edhe krenohej. E grisi vjershen nga gazeta, e vuri ne kutine e duhanit dhe ua tregonte shokeve. Me vone, pastaj, botova ne gazete edhe vjersha te tjera: per dashurine, per partizanet.
Ne gjimnazin “Asim Zeneli” te Gjirokastres kur shkova, pastaj, kishte nje “rreth letrar”, siç quhej atehere, te organizuar shume mire. Kryetar te “rrethit letrar” kishim profesor Vehbi Balen. Ai nuk e quante “rreth letrar”, por “Akademia letrare”, rrethin tone. Ne kishim profesore shume te zote dhe kishin mbaruar jashte shtetit. Fejzi Dika, per shembull, poet i njohur i viteve ’30, kishte studiuar ne France. Edhe profesori i matematikes, Gaqo Harrilla, po ne France kishte studiuar. Vehbi Bala, poeti dhe studiuesi i njohur i letersise, po ashtu, jashte shtetit kishte mbaruar, ne Rumani. Ata ishin jo vetem te afte shume, por edhe te rrepte. Me autoritet, me hije, si i thone dhe nuk behej shaka me ta. Duhej te mesoje, qe te merrje klasen. Klasen duhej ta merrje ne derrase te zeze. Ta merrje ti dhe jo babai apo mamaja me ndonje gje nen dore. Une them, se roli dhe autoriteti i mesuesit ne shkolle eshte i jashtezakonshem per fatet e nje kombi, dhe shteti e ka detyre qe, me te gjitha menyrat te ngreje autoritetin e mesuesit. Kam degjuar qe vitet e fundit, gjithmone e me pak studente shkojne ne deget e mesuesise. Kam degjuar, edhe se shume mesues e kane braktisur profesionin e tyre per t’u marre me tregti. Ndofta, kane te drejte, por kjo eshte turp per shtetin qe nuk u jep rroga dinjitoze, qe edhe ata te jene dinjitoze: te jetojne normalisht, por edhe te rrisin normalisht femijet, e te mund te blejne librat qe u duhen. Perfytyrohet dot mesuesi qe nuk blen dot e nuk lexon libra? Kurre!
Ne shqiptaret, jemi nje popull arsimdashes dhe kemi nje tradite te mrekullueshme te respektit dhe nderimit te mesuesit. Pyesni prinderit e gjysherit tuaj dhe ata do t’u thone se, dikur ne qytet, ne krahine e ne fshat, mesuesi, hoxha e prifti kane qene njerezit me te rendesishem, me te respektuarit dhe me te diturit. Ndoshta, ju nuk e dini, por edhe fjala “hoxhe”, mesues do te thote. Shumica, ne mos te gjithe njerezit me te shquar te botes, nga mesuesit kane dale.
Cili eshte mendimi juaj per marredheniet mesues-nxenes apo student? Profesori yne i letersise, Arshin Xhezo, na ka treguar, per ju...
Arshinin e kam mik te vjeter...(Zonja Sadie- Ka bere shume mungesa Arshini...)
Ashtu?! Por, te ne, ai vdes per mungesat. I ve te gjitha...
Me Xhevahir Spahiun, Spiro Deden, Arshinin, Ludmilla Xhabine e te tjere, qe jane brezi me i ri i gazetareve, u beme edhe miq, edhe kolege ne gazete, se punuam bashke. Vemi e vijme te shtepite e njeri-tjetrit, dhe deren e kane te hapur... Marredheniet me nxenesit e studentet, une them, se duhet te ishin njerezore, se te dyja palet, nje qellim kane. Si te jene ndryshe?! Siç u thashe, duhet te afroheni e te njiheni me shkrimtaret, ashtu edhe me mesuesin e profesorin, se ndryshe, e shikon si perendi ne qiell, e krijohet frike e ftohtesi. Kurse, e kunderta duhet te ndodhe: te krijohen marredhenie miqesore. Po e respektove dhe e deshe me shume mesuesin, do ta duash me shume dhe lenden e tij.
Ne gjimnazin e Gjirokastres, ne kishim marredhenie shume te lirshme e njerezore me mesuesit tane. Ju, mund te çuditeni, por ne benim edhe humor me disa nga ata, kur vinim re ndonje te mete a problem. Kishim nje “ore gazmore”, siç e quanin atehere, dhe atje behej humor, skeçe, recitoheshin poezi e plot gjera. Program shume i bukur. Doemos, nuk kishim as magnetofone qe t’i regjistronim zerat tane, as mikrofona. Ishin thjesht, ca altoparlante levizes qe vihen te goja dhe transmetonin zerin ne ambientet e shkolles ne kohen e lire, apo te konviktit.
Ne shumicen e rasteve, ne, doemos, ne kete emision gazmor letrar, benim humor e vinim ne loje ata nxenes qe nuk mesonin mire e benin mungesa, por edhe ndonje mesues, siç thashe. Per shembull, nje here, beme humor me nje mesuesin tone te fizikes i cili, kur vajti te berberi, te Qafa e Pazarit, siç quhet, i ndodhi diçka per te qeshur. U ul profesori per t’u rrojtur, dhe berberi e rrojti. Por, ne fund, pasi berberi i tha: “Me shendet, profesor!”, profesori vazhdonte te rrinte ne karrigen e berberit.
-Me fal, se me kishte zene pak gjumi, - i tha profesori berberit.
Ne nje emision tjeter, imituam profesorin e zoologjise, ne oren kur ai provoi te bente operacion macen, per te na treguar ku eshte e si eshte zemra e maces. Mirepo, sa ia nguli pak thiken, macja, i shpetoi nga duart, dhe ashtu e pergjakur nga profesori, u vertit neper shkolle e neper lagje, deri sa ngordhi e dha shpirt e shkreta. Gaqo Veshi ishte i forte ne keto gjera.
Ne “oren gazmore” u imitua nje dite edhe profesori i historise. Ai, kur shpjegonte, kishte zakon t’i mbante duart te banka e pare, ku rrinte Gaqo Veshi. Mirepo, Gaqua, si Gaqua. Ne vend qe te degjonte mesimin, i trazonte profesorit qimet e dores.
-Gaqo, mos m’i trazo qimet! -i thoshte profesori dhe vazhdonte shpjegimin. ...Koha dhe mosha e gjimnazit eshte kohe dhe moshe e arte dhe letersia eshte lenda me e bukur. Te gjitha lendet jane te bukura, po, doemos, une letersine do te levdoj...
Ju ndihmonte shkolla dhe mesuesit per te botuar libra apo ne gazeta?
-Jo, shkolla apo mesuesit nuk mund te ndihmonin me para per te botuar vjersha, tregime ne gazete apo libra. As mund ta bente e ta beje sot nje gje te tille, se ka nje buxhet vetem sa per hallet e shkolles. Une ju kujtova punen plot pasion te mesuesve tane te zote dhe te kulturuar. Ata, te frymezonin te beheshe edhe ti i zoti dhe i kulturuar. Me punen tende dhe me ndihmen e tyre, t’i mund te dilje nga femijeria e te maturoheshe, te dilje nga provincializmi dhe te beheshe qytetar i metropolit, qendres, edhe pa qene banor i Tiranes, metropolit te Shqiperise. Ne mund te shkruanim dhe shkruanim boll atehere. Po, a ishte niveli i tyre per t’u botuar ne gazetat e Tiranes, te metropolit? Çdo metropol ka standarde, dhe standarde te larta, standarde metropoli. Po ne, a kishim nivel dhe standarde metropoli apo qendre? Ketu ndihmon mesuesi dhe profesori i letersise. Pikerisht, kete benin mesuesit tane, si Vehbi Bala me “rrethin letrar” apo Fejzi Dika, qe e dinte mire se ne çfare niveli duhej vjersha e proza qe ta botonte Tirana, metropoli. Gjimnazi yne i Gjirokastres kishte shume nga ata qe botonin. Ishte Ismail Kadareja, Gaqo Veshi, Bekim Harxhi, Rushit Bezhani, qe me vone shkoi ne Poloni te studionte per fizike. E la letersine, per fat te keq. Ishte i talentuar. Por, sidomos, Ismail Kadareja. Isamili, qe kur ishte nxenes ne klase te katert, ne mature, botoi liber. Gazetaret dhe redaktoret e gazetave si “Rinia”, “Letrari i ri” apo te tjerat, kishin nje metode, kulture dhe organizim te tille te punes se tyre qe te inkurajonin cilesine, standardin e tyre. Si? Te mos botonim poezi apo tregime me nivel te dobet. Ndonjehere ata, qellimisht botonin ne gazete edhe ndonje poezi te dobet, apo qe atyre nuk u pelqente, per te te thene ty dhe lexuesit:
“Keshtu, si kjo poezi apo ky tregim, nuk duhet shkruar”. Kete ia punuan edhe Gaqo Veshit, shokut tim te klases. Gaqua shkruante me shume tregime humoristike, jo vjersha. Por, iu tek te bente nje vjershe dhe e beri. E dergoi te gazeta “Letrari i ri” ne Tirane, dhe i erdhi pergjigjja e botuar po te “Letrari i ri”: “Kjo vjershe nuk ben. eshte mire te mos vazhdoni me me vjersha”. I botuan vetem nja 3-4 strofa, por ato i analizonin e kritikonin per te dale ne perfundimin, se keshtu nuk duhet shkruar. Mirepo, Gaqua ishte qerrata i madh. “Deshen s’deshen, thoshte, me mburrje, ma botuan vjershen. Pavaresisht ç‘thone ata ne qender, vjersha ime eshte e bukur. Le ta shikojne njerezit e te thone”. Kete histori e tregova per te thene, se, aty ku punohet me pergjegjesi e pasion, gjenden forma e menyra per te nxitur krijuesit e rinj dhe cilesine. Kishin profesionalizem te larte shume gazetare ne ate kohe. Profesionisti eshte profesionist ne çdo kohe.
Si ishin kushtet ne gjimnazin tuaj?
Nuk mund te prisje kushte ideale ne gjimnaz, ne kohen qe e fillova une; menjehere pas Luftes, me 1947-n. Gjate kater-pese vjeteve lufte, u mbyllen shkollat ne krahinat ku lufta ishte me intensive. Nuk them ne Tirane, ne Shkoder e ne disa qytete kryesore. Une i kam humbur kater vjet nga shkaku i luftes, keshtu qe kur vajta ne gjimnaz, une isha djale i rritur, 17 vjeç. Te tjeret ishin 18 vjeç e lart. Veçanerisht, ne konviktoret e liceut te Gjirokastres e kishim me shume veshtire se ishte ftohte. eshte i hidhur dimri i Gjirokastres dhe konvikti ishte nje shtepi gjirokastrite dhe jo ndertese e posaçme per konvikt. Nje vit beri dimer i eger shume e me ngrice dhe ne, kater vete ne nje dhome nuk kishim dru te ngroheshim. Desh vdiqem nga te ftohtet dhe vendosem te digjnim ne zjarrin e oxhakut nje nga krevatet tona. Hodhem short, kujt t’i binte. I ra njerit shorti i keq, ai la krevatin, ne e shqyem dhe e hodhem ne zjarr, ne oxhak. E dogjem nje krevat ate nate dhe u ngrohem. Mbeten tre krevate. Erdhi sherbyesja ne mengjes, po nuk e vuri re.
Naten e dyte, shorti i ra Gaqo Veshit. E dogjem dhe krevatin e Gaqos dhe e hodhem edhe nje nate, po kur mbeten vetem dy krevate, sherbyesja vuri duart ne koke. Ajo pa hirin ne oxhak, e kuptoi ç‘kishte ndodhur, dhe me vrap te drejtori. Ne na nxoren para gjithe konviktoreve duke na thirrur: “Sabotatore”! “Sabotatore!”. Mirepo, fati yne, ai drejtori i shkolles, nuk qelloi as si kujdestari, as si ai drejtori i shkolles te filmi i Anagnostit, “Lulekuqet mbi mure”. Drejtori yne, qe ishte dhe gjahtar, qelloi burre i mire, nuk na perjashtoi dhe na fali duke u thene atyre te tjereve:
“E mo, t’i falim se kane ngrire nga te ftohtit”. Edhe ushqimi, per faqe te zeze ishte. Ne, qe nuk vume mend nga djegia e krevateve, u ngritem nje dite kunder presheve, domethene kunder gjelles me presh qe na benin pese here ne jave ne mensen e konviktit. Na erdhi ne maje te hundes nga preshte dhe, nje dite, sapo u ulem ne tavoline-tavoline e madhe per 16 vete, u ngritem te gjithe ne kembe dhe zume te therrisnim me te madhe: “S’duam presh! S’duam presh! S’duam presh!” U tund mensa dhe vrap erdhi kujdestari. -Ç’beni keshtu, more te çmendur?! -thirri. -Demonstrate po beni ju? Kryengritje eshte kjo? -Jo, Imzot, revolucion! -ia priti Gaqua, duke perifrazuar nje nga personazhet e Revolucionit Francez. Me sy te shqyer nga ç‘i pane syte, kujdestari vrapoi te drejtori qe, sa hap e mbyll syte, u gjend ne mense. Dhe ishte drejtor tjeter ky, se ai i pari kishte vdekur. -Ç’beni, mor maskarenj! - thirri. –Po, a e dini ju, more, se keta presh jane vaditur me gjakun e deshmoreve?!... Ne, edhe te nxehur e te uritur ishim, po edhe u habitem me fjalet e drejtorit. -Pse, deshmoret per presh rane? -i thame dhe vazhduam me thirrjet tona, gjersa erdhen nga lart, ata te pushtetit ne Gjirokaster, qe na dhane te drejte ne dhe e hoqen drejtorin. Ky drejtori i dyte ishte tamam si ai i filmit te Anagnostit; dhe, si te filmi, edhe kete e hoqen...
Me gjithe keto veshtiresi e pengesa ne diktature, si keni arritur, zoti Dritero, te shkruani aq shume libra me poezi dhe romane te bukura?
Ne kete rast, edhe ju ne pyetjen tuaj, edhe une ne pergjigjen time, duhet te jemi gjithmone te ndershem, serioze e te sakte. Doemos, liria eshte liri, dhe liria e ushqen edhe poezine e letersine. Por, po ju them se, -dhe nuk jam une i pari qe e them, -lulja lind edhe ne shkemb. Dua te them, se talenti dhe poezia e letersia e vertete eshte bere e behet ne çdo sistem e regjim.
Kujtoni poetet e shkrimtaret me te medhenj qe njeh bota e njerezimi. Ne diktatura kane jetuar e shkruar. Kane qene perandori, apo mbreteri, njelloj eshte. Keshtu ka ndodhur me Dante Aligerin, keshtu me Shekspirin apo me Dostojevskin qe e denuan me tete vjet burg ne Siberi, por edhe atje shkroi kryevepra Dostojevski. Pastaj, ju me siguri e dini, qe shkrimtare medioker dhe libra medioker, ka edhe ne vendet me demokraci te zhvilluara. Letersia dhe arti, dihet, ndjekin ca rruge e ca shtigje te tjera per t’u furnizuar me lirine qe u duhet.
-Mua me pelqejne shume poezite tuaja, por veçanerisht ajo me titull “Gjyshi i rrahur”, qe ia kushtoni mbeses suaj, Anes. E mbaj mend permendesh ate poezi: Ana e vockel me prishi a me grisi diçka/Dhe une i hoqa shpejt nje shuplake... /Ana e vockel ishte e rrahur vetem nje çast/Une isha i rrahur vertet tere diten/. Zoti Dritero, e kemi mesuar se kjo poezi eshte per te gjithe gjysherit e per te gjitha Anat, po Ana juaj ku eshte tani?
Faleminderit qe me pyesni per mbesen! Ana eshte 18 vjeç tani dhe po hyn te 19-ta. Ka shkuar ne Paris. Studion per Ekonomi-Finance. E kishte ca veshtire semestrin e pare, por dha provimet dhe doli mire.
Mund ta dime, ç‘po shkruani dhe ç‘libra keni ndermend te botoni?
(Zonja Sadie: Driteroi vazhdon te shkruaje poezi, por me shume merak ka per biografine e tij, librin per jeten e tij.)
-Ate liber ia kushtoj gruas sime.
Mund te na tregoni ndonje poezi te pabotuar?
Faleminderit, edhe per humorin tuaj. Dhe, meqe jeni te rinj, po ju lexoj nje poezi te pabotuar, qe ka titull: “Per dashurine”:
Dashuria fillimisht eshte e turbullt/Dashuron, po cilin, aspak s’eshte e qarte/Dhe agimi kur vjen eshte i muget/Sendet s’kane as forme e as trajte/Dita zbret, dhe gjerat dalin te plota/Forma, trajta, konture e vija/Dalengadale e tille vjen bota,
Ja, fytyren, keshtu e zbulon dashuria!
Ju falenderojme shume dhe ju jemi shume mirenjohes qe na pritet dhe na dhate kete kenaqesi.
-Ju falenderoj une, qe na erdhet per vizite ne shtepi!
(Zonja Sadie - Faleminderit, se edhe neve na thyet monotonine e dites.)