Pofinonia rizgjon Bylisin

Pofinonia
Me pjesëmarrje të artistëve nga Evropa, SHBA-të dhe Kanadaja, mund të veçohen disa prej tyre. Kiva, specialiste e harmonisë overtone nga Vankuveri, Kanada, e cila ka performuar solo dhe me artistë të tjerë rreth botës, përfshirë turin e ‘94-’95 të grupit “Crash Test Dummies” është një prej tyre.

Artistë të tjerë janë Tenores di Bitti ‘Mialinu Piru’, Sardenja, Itali, të cilët kanë performuar në Evropë, Kanada dhe Brazil. Ato kanë dhënë shfaqje gjithashtu me Peter Gabriel dhe tek koncerti i Krishtlindjeve të Papës më 2001 dhe këndojnë në një stil, i deklaruar nga UNESCO-ja si kryevepër e trashëgimisë gojore të humanizmit. Nga Bullgaria, grupi “Slavei”, do të marrë pjesë gjithashtu në "Bylisfonia", me katër solistë nga ansambli i Philip Koutev, një nga kompozitorët më me influencë në shekullin e 20-të në Bullgari. Përfaqësues i Maqedonisë do të jetë grupi “Valët e liqenit”, ndërkohë që marrin pjesë edhe të tjerë grupe nga Greqia dhe Maqedonia. Shqipëria përfaqësohet nga 12 grupe, ku mund të përmendim grupin nga Korça, Çamëria, Dukati, Mallakastra, Fieri, Gjirokastra, grupi “Bashkimi” nga Tirana dhe fëmijët e Kutës.

"Bylisfonia" organizohet nga shoqata "Polifonia shqiptare", president i së cilës dhe njëkohësisht drejtor Ekzekutiv i Festivalit është Yzeri Llanaj. “Polifonia shqiptare” është formuar më 1996 nga artistë të njohur shqiptarë, si: Kadri Roshi, “Nderi i Kombit”; Luftar Paja, “Artist i Popullit”; Prof. Birçe Hasko, “Artist i merituar”; Lazër Filipi, Prof. Dr. Fatmir Hysi, Roland Çene, “Artist i merituar”.

Nga : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama