“Janë edhe njerëz të mrekullueshëm”, shton një tjetër.
Sipas drejtorit të ujësjellës-kanalizimeve, për dy vite me radhë është punuar për realizimin e një projekti gjerman, ndërkohë që synohet që në një tjetër fazë të bëhet dhe pastrimi i algave.
“Në Pogradec është duke u zbatuar një projekt shumë i rëndësishëm për, mbrojtjen e mjedisit të Ohrit dhe në këtë kuadër është bërë rregullimi i derdhjeve të ujrave të zeza në liqen”, deklaron Ilirjan Mimini. Sezoni veror ka sjellë në qytetin e Pogradecit 50 mijë turistë dhe pritet që në muajin gusht të ketë një shtim të frekuentimit të plazhit buzë liqenit.