Polarizimi social 31 500 te varfer te rinj 113 ton ar dhe bizhu te importuara

Polarizimi social: 31 500 te varfer te rinj, 113 ton ar dhe bizhu te importuara
Pasurimi edhe më tepër i të pasurive dhe varfërimi i mëtejshëm i të varfërve duket të mos jetë vetëm një legjendë urbane në Shqipëri. Realiteti në fjalë perceptohet lehtë në rrugët e çdo qyteti apo fshati të vendit, por ato që janë edhe më të besueshme dhe japin një panoramë disi më të plotë janë shifrat. Shqipëria sot importon më shumë mallra luksi, si bizhuteri, gurë të çmuar, perla, etj., sa një vit më parë. Kjo shifër vjen pikërisht në një kohë kur dhënat zyrtare flasin për një rritje me disa mijë të numrit të familjeve të varfra. Shoqëria shqiptare po polarizohet edhe më shumë.

Por si qëndron ky realitet në shifra?

Nga një verifikim i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për treguesit e importeve mësohet se gjatë tetë muajve të këtij viti, vendi ka importuar disa milionë euro më shumë mallra luksi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është si në vlerë ashtu edhe në sasi, ç’ka shmang edhe mundësinë rritjes së vlerës për shkak të lëvizjes së çmimeve në tregjet e huaja.

Le ta nisim më gëzofët. Importi i gëzofëve ka pasur një luhatje të fortë gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht 2007 mësohet të jenë importuar 5 ton gëzofë natyral dhe artificial, në vitin 2008 janë importuar 10 ton. Ndërkohë, importi i këtij malli është ulur ndjeshëm në vitet 2009-2010 ku janë importuar respektivisht 2 dhe 3 ton. Importi ka lulëzuar përsëri këtë vit, madje duke u dyfishuar. Deri në gusht 2011, Shqipëria ka importuar 6 ton gëzofë.

Kalojmë tek gurët e çmuar dhe gjysmë të çmuar, perlat, metalet e çmuara, bizhuteritë, etj. Importi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme përjashto vitin 2009. Në vitin 2007, Shqipëria ka importuar 83 ton gurë dhe metale të çmuara, përfshi bizhuteritë me një vlerë 156 milionë lekë. Sasia rritet në vitin 2008 duke arritur 112 ton me një vlerë 589 milionë lekë. Në vitin 2009 importi i mallrave të luksit ka pësuar ulje duke shënuar 98 ton me vlerë 328 milionë lekë. Ky biznes fillon përsëri lulëzimin në vitin 2010 duke importuar 99 ton me vlerë 415 milionë lekë. Rritje e lartë si në sasi ashtu edhe në vlerë vërehet në importin e këtij viti. Në doganat shqiptare kanë hyrë plot 113 ton gurë dhe metale të çmuara, perla , bizhuteri, etj., deri në fund të gushtit 2011. Kjo është sasia më e madhe e importuar deri më tani me një vlerë 442 milionë lekë.

Diamantet, gëzofët e kafshëve, bizhuteritë me metale të çmuara kanë përgjithësisht blerës me gjendje financiare të mirë, ndërkohë që janë një “mollë e ndaluar” për pjesën tjetër të shoqërive, që e mbyll muajin me paratë e pagës, pensionit, parave që iu dërgon i afërmi nga emigracioni apo mbështetje sociale.

Importi i gurëve & metaleve të çmuara

Pjesë e listës së këtyre mallrave janë gurët e çmuar, metalet, bizhuteritë e veshura me ar apo argjend, etj. Rritje të ndjeshëm ka patur edhe importi i gëzofëve natyral apo artificial gjatë tetë muajve të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Janar-Gusht 2007                                83 ton

Janar-Gusht 2008                                112 ton

Janar-Gusht 2009                                98 ton

Janar-Gusht 2010                                99 ton

Janar-Gusht 2011                                113 ton

Rasti Basha: 11.500 euro një unazë diamanti

“E bleme se kredia ishte me e lire se qeraja – tha Lulzim Basha gjatë një emisioni televiziv kur u pyet lidhur me blerjen e nje shtëpie ne Hollandë dhe për disa manipulime krejt të dukshme në deklaratat e tij të para të pasurisë kur familja Berisha e solli në 2005 nga Kosova për ta katapultuar në politikë. Shekulli botoi asokohe dhjetëra dokumente që ngritën pyetje të cilave kryetari me vendim gjykate i Bashkisë së Tiranës ende nuk u është përgjigjur. Kur tha që e bleu shtëpinë nga nevoja për të kursyer paratë e kredisë, i hodhëm nje sy deklarates se pare te pasurise se Bashes ku renditen nga vete ai pasurite e blera gjate viteve 2002 dhe 2003. Aty ka dicka qe stonon shume me kete nevoje per kursim. Kredia eshte marre ne dhjetor 2001 dhe kush merr kredi e di qe dy vitet e para jane me te veshtiret sidomos per ata qe kane nevoje te kursejne. Por te deklarimet e Bashes shohim se pikerisht muajt e pare menjehere pas marrjes se kredise jane mbushur me blerje pafund. Deklarata e firmosur nga vete Basha ne tetor 2005 tregon se pasi merr nje kredi prej rreth 200 mije eurosh per shtepi ne Hollande Basha shpenzon ne Shqiperi rreth 400 mije euro te tjera per te blere tre apartamente nje ne Durres dhe dy te tjera ne Tirane. Nje shtepi neTiraneme 205.000 dollare ne vitin 2003. Nje shtepi tjeter neDurresme 33 mije euro ne vitin 2005. Po gjate asaj kohe “kur ishte duke lare kredine ne Hollande” ble nje tjeter apartament neTiraneme 62 mije dollarë e pas kësaj nje Mercedes-Benz me çmimin (e deklaruar prej vetë atij) 72 mije euro. Mendoni se eshte vetem kaq? Absolutisht jo. “Në interesin e tij më të mirë” – sic do shprehej kryetari i qeverisë Berisha, në vitin 2003 zoti Basha, sipas deklaratës së tij të pasurisë, blen një pikturë 6.500 euro, një orë dore 5.200 euro, një tjetër orë dore 4.500 euro dhe “qershia mbi tortë”, në vitin 2003 zoteria “kredimarrës në nevojë” blen nje unaze me diamante qe kushtoi 11.500 euro. Për t’i vene vulen ne vitin 2004 blen nje servis porcelani qe kushtoi plot 6.800 euro.

Pabarazia, 4 % e shqiptarëve kanë 55 % të depozitave

Fakti që 4 për qind e shqiptarëve kanë më shumë se gjysmën e depozitave në banka nuk është rastësor. Aq më tepër kur këtij treguesi i veshim rritjen e numrit të familjeve të varfra nga njëra anë si dhe rritjen e luksit të një numri të kufizuar qytetarësh nga ana tjetër.

Në raportin e saj vjetor Agjencia e Sigurimit të Depozitave publikoi një mori treguesish interesant. Sipas saj, vetëm 4 për qind e depozituesve nëpër banka, kanë plot 55 për qind të parave që ndodhen në arkë. Nga ana tjetër, 96 për qind e numrit të atyre që kanë të paktën një depozitë në bankë, kanë më pak se gjysma e totalit të depozitave bankare. E treguar në këtë mënyrë, këto shifra pasqyrojmë qartë diferencën e madhe midis shtresave të shoqërisë shqiptare, por si do të përkthehej kjo në numra?

Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton se deri në fund të 2010 nëpër banka kanë depozituar para rreth 1 466 000 persona. Totali i depozitave nga ana tjetër sipas Shoqatës së Bankave për vitin 2010 përllogaritet në rreth 816 miliardë lekë ose rreth 8 miliardë dollarë.

Nëse i referohemi treguesve të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, përllogaritet që 58 640 depozitues të kenë 55 për qind të totalit të depozitave, e cila në vlerë monetare përkthehet në rreth 4.4 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, 1 407 360 depozitues kanë pjesën tjetër të mbetur, pra rreth 3.6 miliardë dollarë. Nëse do të bënim një mesatare, përllogaritet që 4 për qind e depozituesve të kenë secili nga 75 mijë dollarë secili, ndërsa 96 për qind e depozituesve të kenë mesatarisht 2 557 dollarë secili.

Edhe 31 500 të varfër të rinj në 2011

Numri i familjeve të varfra pësoi rritje edhe gjatë këtij viti. Treguesit e Ministrisë së Punës raportojnë se skemës së ndihmës ekonomike i janë shtuar edhe 7 000 familje të tjera përgjatë vitit 2011 duke rritur edhe më tepër numri e atyre që mbajnë frymën gjallë me fonde publike. Në total, përllogaritet që të jenë rreth 104 mijë familje në të gjithë vendin që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike. Krahasuar me vitin 2008, numri i familjeve në nevojë mësohet të ketë pësuar një rritje me rreth 10 700 familje përgjatë tre viteve. Nga shifrat duket qartë se numri më i lartë i të varfërve është shtuar përgjatë vitit 2011. INSTAT raporton se një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 4.5 persona. E shumëzuar me numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike aktualisht nga fondet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, përllogaritet që numri i të vërfërve në Shqipëri të jetë minimalisht 468 000 persona. Nëse me 4.5 edhe numrin e familjeve të reja që kanë hyrë në skemën e ndihmës sociale, del se numri i personave të prekur është mesatarisht 31 500 persona. Kjo është një shifër e nxjerrë në mënyrë mekanike, megjithatë tregon në shifra nivelin e përgjithshëm ekonomike të shqiptarëve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama