Mesazhi
I shkruar nga Paul Kramer, i cili heton në Hawaii dhe është autor i botimeve të tjera për fëmijë dhe të rinj, libri ka si qëllim që të luftojë obezitetin te fëmijët që ka goditur SHBA-të. Në vend regjistrohet një rritje prej 119 përqind e fëmijëve obezë, nga viti 1999 deri në 2006. Por sipas ekspertëve mesazhi, që merret nga libri është krejt tjetër, sepse i shtyn fëmijët që të mbajnë dieta drastike dhe të kalojnë në anoreksi.
"Eshtë evident shqetësimi për peshën mbi normë të fëmijëve. Tani duhet të kujdesemi që ata të mos reduktojnë ushqimin, por të hanë ushqime të shëndetshme dhe të duhura për moshën e tyre", thotë Susan Ringëood, nga fondacioni 'Beating Eating Disorders' për të përditshmen angleze 'The Independent'.
Por prindërit thonë se libri është një mënyrë për të cregulluar mënyrën e ushqimit te fëmijët, ndaj të lexuarit e këtij krijimi prej fëmijëve, është thjesht abuzim ndaj tyre.