Polemikat mes drejtorit Sportiv të Lacios, Igli Tares dhe sulmuesit Miroslav Klose nuk ndalen edhe pas mbylljes së sezonit në Serinë A.
Pak ditë më parë Tare përgënjeshtroi futbollistin duke thënë se nuk ishin të vërteta pretendimet e tij se drejtuesit e Lacios nuk i ofruan rinovimin.
"I propozova rinovimin, por më tha jo. Vullneti i tij ishte që të kthehej në Gjermani",-ka thënë Tare, ndërsa ish-futbollisti i Lacios për mediat gjermane tregon të kundërtën.
Klose ka deklaron se nuk i është ofruar asnjë propozim, verbal apo i shkruar. "Nuk e kuptoj sensin e të gjithë këtij diskutimi.
Po e shpjegoj në mënyrë të thjeshtë për ta mbyllur si tematikë, as mua e as avokatit tim nuk i janë bërë propozime, të shkruara ose verbale. Pavarësisht faktit nëse kisha vendosur apo jo të largohesha nga Lacio.",-ka thënë ai për "Deutsche Presse-Agentur".