Ngjarja e djeshme në Paris ka tronditur mbarë botën. Ajo që ndodhi në Francë bëhet akoma edhe më shqetësuese nga faktet e reja që po dalin në dritë. Situata në të cilën u ekzekutua oficeri i policisë është shpirtcopëtuese. Polici i vrarë, i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t’i drejtonte armën. Një video nga ngjarja tregon Ahmed Merabet – që besohet se është mysliman – shtrirë në trotuar duke u lutur për mëshirë, ndërsa terroristi e qëllon për vdekje nga një distancë e afërt.
42-vjeçari shihet teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë duke thënë: “Do të më vrasësh?”. Personi i armatosur i përgjigjet: “OK shef”. Pas kësaj, terroristi u rikthyer në makinën e drejtuar nga bashkëfajtori tjetër. Masakra në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona të pafajshëm është cilësuar nga mbarë bota si sulm ndaj lirisë së fjalës.