Përpara se të ngjitej në kodër, polici komunikoi me komisariatin, duke e njoftuar se kishte pikasur një dritë të fuqishme dhe se mund të kishte nevojë për përforcime. Pas 20 minutash heshtje dhe disa thirrjesh nga komisariati, rekruti u detyrua të komunikonte me qendrën dhe të pranonte se gjithçka kishte qenë një alarm fals. I pyetur nga eprorët e tij, polici pranoi të vërtetën e sikletshme… kishte marrë si të dyshimtë dritën e Hënës.
Në mbrojtje të efektivit të policisë, i përqeshur nga kolegët e tij duke i varur postera të Hënës në dollapin e tij personal, mund të vlejë fakti se ajo natë ishte me Hënë të plotë dhe si rrjedhojë, shkëlqimi i saj ishte më i fuqishëm se i zakonshmi.