Polici qe priti shqiptaret e pare
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Nicola Montano
Polic Kufitar
Ish-emigranti italian ne Gjermani do te priste valen e emigranteve te anijes ‘Vlora’ ne gusht 1991. Sot ne pension ka publikuar edhe nje liber kushtuar eksodit shqiptar.
Magdalena Alla
Nga Shqiperia e perpara eksodit te pare masiv te 1991-it, personalisht kishte njohur vetem dy shofere, te cilet benin çdo jave rrugen per ne Bari me makina mallrash.
Edhe disa diplomate nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Por shenjat me domethenese i ruante nga kujtimet e te atit, nje ish-ushtar italian gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi, i strehuar nga nje familje ne Durres, per te cilen tregonte se ‘e kishte mbajtur me gjithe te mirat’. ‘Por im ate nuk ka qelluar asnjehere me pushke kunder kujt”, thekson me patjeter Nicola Montano.
Do t’i qellonte te behej nder te paret police te kufirit detar, qe do te kalonte perpara syve dhe priste jo pak, por afro njezet mije shqiptaret e anijes ‘Vlora’ ne portin e Barit ne 8 gushtin e vitit 1991, te cileve iu ka kushtuar edhe nje kapitull ne librin “Hajdutet e yjeve, histori klandestinesh”.
‘Ne Bari, por edhe ne gjithe Italine perpara kesaj date dhe mw pas nuk ka ndodhur kurre me pare nje zbarkim kaq i panumert dhe spektakolar”, shpjegon Nicola ekskluzivisht per ‘Shekullin’. Pervoje e jashtezakonshme, e paperseritshme, e paimagjinueshme per ish-policin dyzet vjet ne detyre, e tashme ne pension, do te mbetet edhe perballja per here te pare me shqiptaret. “I shohin si kriminele, por klandestine jane njerez qe kane lene jeten e tyre te meparshme per te filluar nje tjeter ne vendin tone. Kur keta mberrijne ne Itali jane vetem njerez dhe asgje me shume.”
Dite te nxehta me lodhje, telefona qe i binin kohe pa kohe, pamje dhe emocione te rralla qene ato mes te pareve klandestine, kur ai nuk do te ishte me ish-emigranti, por perfaqesuesi i shtetit. Por ndryshe nga italiane te tjere qe mund ta kene pare me perçmim ate mori te pervuajturish, ai do te shihte dhe riperjetonte vetveten, vuajtjet e koheve kur edhe ai ishte nje si ata, por ne Gjermani. “Qellimi i emigrimit tim ishte ai i shqiptareve. Puna. Permiresimi i jetes. Pavaresia ekonomike dhe per te ndihmuar familjen time te varfer. Nuk besoj se njerezit e lene shtepine e vet aq lehte, po te mos jene keto arsye. I kam vuajtur ne lekure trajtimet jonjerezore. Çfare kane vuajtur italianet nga racizmi neper bote eshte shume here me e ashper nga çfare kane vuajtur shqiptaret ne Itali.”, thote Nicola.
Prej vales se pare te emigranteve shqiptare do te shtangej. Per nga numri i tyre, uria, etja, dobesimi apo humbja e ndjenjave. Por e habiti edhe solidariteti mes tyre. “Ndihesha keq nga trajtimi qe iu be atyre ne stadium. Shume prej shqiptareve protestonin dhe donin te ktheheshin edhe ne Shqiperi. Ia kishin mbathur prej saj per nje jete me te mire dhe iu duhej te vuanin perseri ne ‘token e premtuar’”. Por nderkohe, teksa rrekej te kuptonte ‘vizitoret e rinj’ nga menyra e te veshurit dhe prerja e flokeve iu duken te gjithe njesoj, te standardizuar, me pamjen e dyzet vjeteve me pare ne kohe. Shume te dobet, jo mbipeshe, por shume te shkathet e te forte. Kishte dhe shume te rinj te kulturuar, qe flisnin disa gjuhe e shumica nje italishte te rrjedhshme, e qe nuk kishin pike besimi tek institucionet. Me vetedijen se ishin me dinaket nga te gjithe. Por qe ne vite e kuptuan se jeta ishte e veshtire edhe per ta.
“Por emigrantet shihen me dyshim kudo qe shkojne dhe ende jo si njerez, por si numra. Mjafton qe ndonje prej tyre vjedh nje here te vetme diçka. Behen te gjithe hajdute. Italianet e kane ekzagjeruar dhe kane harruar vetveten keto vite me emigrantet, sepse “te kujtosh” eshte gjithmone e veshtire. Megjithate tani bindja eshte se shqiptaret jane bere italiane. Jane mesuar te jetojne ne menyre italiane, veçanerisht te rinjte. Une tek shumica e shqiptareve ne Iali kam pare punetore qe ulin kurrizin dhe njerez shembull”, pergjithson pervojat e nje jete Nicola Montano.
“I kam vuajtur ne lekure trajtimet jonjerezore. Çfare kane vuajtur italianet nga racizmi neper bote eshte shume here me e ashper nga çfare kane vuajtur shqiptaret ne Itali”
Vizita ne Shqiperi ne 2008-en
Nicola ka qene ne Tirane dhe Durres kater vjet me pare per motive pune e mes miqsh shqiptare.
“Qe kur Shqiperia u hap me boten, shqiptaret u bene te ngjashem me ne, perendimoret. Ç’ndryshim ka sot mes rinise qe del xhiro ne Durres me asaj ne Bari? Per mua asnje ndryshim. Vetem me vjen keq qe ne Shqiperi gjeta nje korrupsion te perhapur kudo”.
Jeta ime
Nicola Montano, Vendlindja; Pisticci (Matera) Ditelindja: 16.2.1950. I emeruar ne Policine e Shtetit ne vitin 1968, numeron dyzet vjet ne radhet e saj. Kur ka qene i ri ka qene nje ish-emigrant ne Gjermani. Tashme ne pension. Autor i librit, “Hajdutet e yjeve, histori klandestinesh”, botuar ne vitin 2009 nga shtepia botuese ‘Edizioni Medusa’ ne Milano, ku gjendet edhe nje kapitull i quajtur ‘Vlora’, dedikuar emigrimit te pare shqiptar ne brigjet e Italise.