Policia Ne 24 oret e fundit 1413 gjoba ne Tirane

Policia: Ne 24 oret e fundit, 1413 gjoba ne Tirane

Vetëm në 24 orët e fundit shërbimet e policisë së Kryeqytetit, qarkullimi rrugor bashkë me Patrullën e Përgjithshme, kanë vendosur në total 1413 masa administrative kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar.

Në një njoftim për shtyp, policia bën me dije se kërkon bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

Policia njofton se është maksimalisht e angazhuar, për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në segmente të ndryshme rrugore.

Ashtu siç ishte planifikuar, në bashkëpunim me misionin Pameca, aktualisht u vendosën shumë nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugorë të veshur me (jelek të qarkullimit), me qëllim  sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama