Policia Rrugore kontrollon trafikun me polic-kukull

Policia Rrugore kontrollon trafikun me 'polic-kukull'
Policia Rrugore kineze ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë dhe me kosto të ulët për të kontrolluar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në një pikë të rrugës që lidh Shangain me Nanjing, policia ka vendosur një kukull në dimensionet e një njeriu të zakonshëm dhe e veshën me uniformën e një polici kinez. Që të jetë i besueshëm, polici-kukull mban edhe një kamerë reale që mat shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve. Policia rrugore shpreson se kukulla “polic trafiku” do “frenojë” shpejtësinë e rrezikshme të disa shoferëve. Por dhe nëse shoferët e mësojnë hilen,eksizton dhe kamera që ai mban, e cila nuk është aspak fallso dhe filmon të gjithë ata që kalojnë para saj. Pra,shoferët e rrezikshëm regjistrohen tek regjistrat e policisë rrugore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama