Policia e Tiranës ka dhënë detaje për masakrën e ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal me muzikë live, ku mbetën të vrarë me armë 4 persona. Sipas bluve të kryeqytetit, Konstandin Xhuvani, i vënë në pranga si një ndër 3 autorët e dyshuar të krimit të 4-fishtë, ka bërë rezistencë ndaj policisë. Xhuvani është larguar menjëherë pas ngjarjes në lokalin “Ante Grand” pranë fakultetit të Histori-Filologjisë, dhe është kapur nga policia rreth 70 metra larg vendit të ngarjes teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë.
25-vjeçari eshte djali i deputetes se Partise Socialiste Luiza Xhuvani dhe i regjistorit te njohur, Gjergj Xhuvani.
Ne deklaraten zyrtare, policia e Tiranes thote se ngjarja ndodhi rreth ores 04:20 te mengjesit dhe se ishte roja i vete lokalit, (njeheresh ish-punonjes i policise) ai qe njoftoi uniformat blu per te shtena me arme, te cilat fatkeqesisht u finalizuan me humbjen e 4 jeteve; Arbër Demiraj 19 vjeç, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç dhe italianit Giampaolo Azzola.
Bashke me Konstandin Xhuvanin, policia arrestoi dy te rinjte e tjere, Erald Sina, i cili u kap ne afersi te lokalit, dhe Albano Bllacaj, i cili u kap prane Fakultetit Ekonomik, pasi kishte tentuar te largohej nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi zyrtar i Policise se Tiranes
Ditën e sotme rreth orës 04:21 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë ka telefonuar ish punonjësi i policisë A.B. dhe në orën 04:22 ka telefonuar në Sallën Operative një tjetër qytetar, të cilit njoftuan se përballë Fakultetit Ekonomik në ambjentet e lokal Gjeta, ka ndodhur një vrasje.
Salla e Komandimit, menjëherë dërgoi patrullat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponja.
Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndërhyrë në komunikimin me radio, për orientimin e shërbimeve dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sina është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parë pasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.
Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.
Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.
Pas kapjes dhe ndalimit të autorëve është bërë shoqërimi i tyre në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu u morën masat për shoqërimin e të gjithë personave prezent në vendin e ngjarjes, 9 persona.
Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parë shtetasit të plagosur Giaampaolo Azzola.
Në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e shtetasve :
1. Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
Përballë këtij lokali në automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” është gjetur i vdekur shtetasi Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe shtetasi Giaampaolo Azzola,53 vjeç, me shtetësi dhe kombësi Italiane.
Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar.
Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qënë i siguruar me shërbimin e ruatjes e fizike, ndërkohështetasi A.B, është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.
Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë patur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal.
Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga Zv Prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ekspertë kriminalistë, oficerët për Krimet e Rënda, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 6 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes “Mercedes Benz”.
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërëkapja brenda një kohe shumë të shkurtër e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,të cilët janë shtetasit :
· Konstandin Xhuvani, 25 vjeç
· Erald Sida 24 vjeç
· Albano Ballcaj, 19 vjeç
Nga policia janë shoqëruar edhe shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.