Policia arreston 178 persona per mashtrim me kartat e kreditit

Policia arreston 178 persona per mashtrim me kartat e kreditit
MADRID - Policia ka arrestuar 178 persona në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të dyshuar për klonim të kartave të kreditit në një skene mashtrimi ndërkombëtare me vlerë mbi 20 milion euro ($ 24.520.000).

Katërmbëdhjetë shtete morën pjesë në një hetim dy-vjeçar, të filluar në Spanjë, ku policia ka zbuluar 120.000 numra vjedhur kartash krediti dhe 5000 karta të klonuar. Si rezultat u arrestuan 76 persona dhe u shkatërruan gjashtë laboratorë klonimi.

Bastisje janë bërë kryesisht në Rumani, Franca, Italia, Gjermania, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara, gjithashtu arrestime ka pasur dhe në Australi, Suedi, Greqi, Hungari dhe Finlandë

Probleme me vjedhjen e kartave te Kreditit ka pasur dhe me pare dhe ne Shqiperi.
Para nje viti, Gjykata e Tiranës dha vendimin për 14 të pandehur të cilët u arrestuan në gusht të 2008 pasi nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit kanë kryer vjedhje në dhjetëra degë bankare. Viktimat ishin qytetarë të huaj. Ndersa ne Janar te ketij viti, u arrestuan 2 te rinj italiane pasi me te njejtat metoda kishin vjedhur mbi 15 milione leke nga bankat shqiptare
Lexoni per me shume keto dy artikuj nga arkiva jone mediatike:

Hakerat italianë vjedhin 15 milionë
Klonuesit e kartave, gjykata jep dënimet për "Matrix"

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama