Policia arreston pronarin e lokalit te kamarierit te vrare denoncohet nga pastruesja

Policia arreston pronarin e lokalit te kamarierit te vrare, denoncohet nga pastruesja

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit në të cilin punonte kamarieri që u gjet i vdekur në Dhërmi. Ai është Altin Imeraj. Arrestimi i këtij të fundit u krye pas denoncimit të pastrueses së lokalit. Dorina Sako, 43 vjeç, ka thënë se kamarieri është vrarë pikërisht nga Imeraj. Jo vetëm kaq, por ajo e ka denoncuar Imerajn se ka ushtruar dhunë edhe ndaj saj. Dhuna ndaj 43-vjeçares është konstatuar nga mjekët e spitalit të Vlorës, ku ajo ka shkuar për t’u kuruar.

Dhërmi, gjendet në breg të detit trupi i pajetë i një kamarieri të masakruar

Pushuesit në plazhin e Drimadhes në Dhërmi janë tronditur paraditen e sotme, ndërsa deti ka nxjerrë në breg trupin e pajetë të një të riu, të masakruar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 të paradites së sotme.

Mësohet se viktima është 28-vjecari nga Elbasani me iniciale D.V, i cili punonte prej 10 ditësh si kamarier sezonal në një nga restorantet e Dhërmiut. Policia e mbërritur në vendgjarje, bën me dije se në trupin e viktimës ka shenja të dukshme dhune. News 24 ben me dije se dyshohet se ngjarja ka lidhje me humbjen e një shume lekësh. Mësohet se i riu është akuzuar për humbjen e 500 mijë lekëve të rinj. Nje dite me pare ne lokal ka pasur nje grindje per shumen e humbur te lekeve, teksa sot ne mengjes, trupi i te riut u gjet i pajete.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama