Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko u arrestuan mbrëmjen e djeshme pas katër ditë kërkimesh intensive të 400 forcave policore.
Ata u arrestuan në Kardhiq, vetëm pak kilometra larg Lazaratit.
Por siç raporton Oranews ata janë dhunuar barbarisht menjëherë sapo janë kapur nga policia.
Ka qenë babai i djemve Adil Aliko që ka denoncuar ngjarjen.
“Djemtë janë rrethuar, janë dorëzuar, kemi negociuar dhe unë dhe drejtori i përgjithshëm, por jam në shqetësim të madh sepse po më vrasin djemtë, policia po më qëllon djemtë në mënyrë barbare.
Ju lutem ndërhyni me të gjitha mënyrat sepse fëmijët e mij mund të mos venë të gjallë në komisariat. Më dhanë garancinë se nuk do ti preknin fëmijët, por i kanë degjeneruar, i kanë rrahuar barbarisht. Unë kam qenë aty në momentin e arrestimit. Janë dhunuar në momentin e arrestimit, kur u kapën. Policët nuk marrin vesh as drejtorin e policisë. Ata u dorëzuan, t’i përgjigjen drejtësisë nëse kanë bërë faj. Këtë kërkoj unë. Nuk dua të mi vrasin djemtë”, deklaroi Aliko.
Vëllezërit Aliko akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.