Policia diplomohen 193 kursante nga te cilet 95 vajza

Policia, diplomohen 193 kursante, nga te cilet 95 vajza
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, mori pjesë në ceremoninë e betimit dhe të certifikimit të kursit të VII-të, të Patrullës  së Përgjithshme, së bashku me zv. ambasadorin e SHBA-ve, në Tiranë, z. Henry V. Jardine dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj. Në fjalën e tij përshendetëse, para 193 kursantëve të sapodiplomuar, 95 prej të cilëve ishin vajza, ministri Noka nënvizoi se, kjo ditë përbën për një ditë të shënuar në fillimin e karrierës si punonjës të Policisë së Shtetit.

Duke iu referuar numrit të lartë të vajzave në këtë kurs, z. Noka u shpreh se gratë dhe vajzat, që do të kenë mundësinë për të qënë punonjëse të Policisë, përbën “një tjetër arritje për të gjithë trupën e policisë, por edhe për rolin që po merr dita ditës gruaja në shoqërinë tonë”. Në vijim të fjalës së tij, ministri i Brendshëm Noka nënvizoi se sprova e fundme mbetet Programi i Trajnimit në Terren për një periudhë 22-javore, kohë kur kursantët do të fitojnë të drejtën për të qenë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Policisë.

Ndër të tjera Ministri Noka nënvizoi: “Të jeni të bindur se zbatimi në praktikë i njohurive të marra deri më tash, do ketë vështirësitë e veta. Praktika është forma më e lartë e konkretizimit të asaj çka ju keni përvetësuar me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe. Do të përballeni me vështirësi të natyrave të ndryshme, me aksione konkrete në dobi të rendit dhe sigurisë publike. Shqipëria është sot më afër se kurrë ëndrrës së saj për të qënë pjesë integrale e Bashkimt Europian.

Në këtë këtë ceremoni merrnin pjesë znj. Anila Hoxha, zv.drejtore e Përgjithshme e Trajnimit, z. Hamdi Fjora, drejtor i Qendrës së Formimit Policor, ekspertë amerikane të ICITAP, si edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama