Policia e Shtetit zgjohet nga gjumi letargjik

Policia e Shtetit zgjohet nga gjumi letargjik

Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë proceduar 103 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Ndërkohë është bërë e mundur gjithashtu dhe kapja e 5 personave të shpallur në kërkim për krime të ndryshme.

Gjatë ditës së djeshme, janë proceduar dy inspektorë në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor, Komuna Velipojë, të cilët kanë detyrë funksionale monitorimin, evidentimin e marrjen e masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive. Po ashtu janë proceduar 23 persona për ndërtime të paligjshme, si dhe nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Sarandë, Berat, Gramsh, Devoll, Pogradec, Durrës, Kavajë, Përmet dhe Lezhë.

Nga shërbimet e posaçme të ngritura për goditjen e parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, gjatë ditës së djeshme, është bërë kapja në flagrancë e 3 shtetasve teksa me mjetet e tyre po transportonin lëndë drusore të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës, të cilët janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë, në rrethet Shkodër e Gramsh.

Në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje nga strukturat e policisë është ndërhyrë në 6 raste të dhunës në familje, duke kryer dhe veprimet procedurale.  Në 2 raste nga shërbimet e policisë janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë autorët e kësaj dhune, ndërkohë nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes në 4 raste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama