Policia i shkaterron makinen pse nuk vuri rripin e sigurimit (FOTO)

Policia i shkaterron makinen pse nuk vuri rripin e sigurimit (FOTO)
Kur udhëtoni me makinën tuaj, duhet që të vini gjithmonë rripin e sigurimit. Kjo, jo vetëm për të shmangur dëmtimet në raste aksidentesh, por edhe sepse mund ta pësoni si biznesmeni 73-vjeçar britanik, Robert Whatley. Ky i fundit është përballur me një ngjarje të pazakontë ndërsa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Range Rover në vitin 2009. Një polic, teksa e ka ndaluar pse nuk kishte vënë rripin e sigurimit, në vend që të trokiste lehtë në xhamin e makinës së tij që ta hapte, ka goditur xhamin e përparmë të makinës plot 15 herë me një shkop, duke e shkatërruar atë. “Policët ishin çmendur. Me siguri po të ishte dikush aty do të mendonte që unë kisha grabitur ndonjë bankë,” tha Whatley. Gjykata vendosi që ta dëmshpërblejë atë me 20 mijë paund.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama