Efektivët e Komisariatit nr.1 kanë shkuar mesditën e sotme në banesën e ish-kryeministrit Sali Beriasha për ta shoqëruar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit aty ku po zhvillohet seanca e Komisionit për privatizmin e OSSH.
Mësohet se Berisha nuk gjendej në shtëpi në momentin kur ka mbërritur policia, por ishte drejtuar për në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla i kishte dërguar një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit ku i kërkohej shoqërimi me forcë i Berishës për të dëshmuar për këtë çështje.
Megjithatë, Berisha është paraqitur vullnetarisht në komision.