Grupi i shqiptarëve të arrestuar nga policia maqedonase tashmë po merren në pyetje nga hetuesit e kësaj policie. Në një video që e ka publikuar në YouTube vetë policia e Maqedonisë, shënon “Grupi i arrestuar terrorist”. Në pamjet nga kjo video, shihen fytyrat e gjakosura të të arrestuarve, të cilët duket qartë se janë rrahur e keqtrajtuar pas arrestimit.