Policia merr ne mbrojtje familjen e Plakut

Policia merr ne mbrojtje familjen e Plakut

Një ditë pas sulmit me armë ndaj makinës së djalit të kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku, policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij. Sipas Policisë së Tiranës familja e Plakut është marrë në mbrojtje mbrëmjen e djeshme disa orë pas sulmit me armë ndaj automjetit në të cilin udhëtonin dy djemtë e kreut të komunës, Farkë.

Për fat të mirë nga sulmi nuk mbeti asnjë person i lënduar. Nga të dhënat e policisë mësohet se dy persona të maskuar me motor qëlluan makinën ne ecje të djemve 19 dhe 11 vjeç.

Makina drejtohej nga djali i madh, në momentet kur një motor me dy persona ka dalë përballë automjetit  dhe nga një distance e afërt ka qëlluar me një arme tip shotgun e cila dëmtoi vetëm pjesë të makinës.

Ky është rasti i dytë që familja e kryekomuanrit të Farkës vihet në shënjestër të sulmeve. Në datën 25 mars persona ende të paidentifikuar qëlluan me kundratank vilen e kryetarit Fatbardh Plaku por për fat të mirë ajo nuk shpërtheu duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama