Policia mesyn ne Lazarat 14 te arrestuar nga grupi i zjarrit

Policia mesyn ne Lazarat, 14 te arrestuar nga 'grupi i zjarrit'

Një efektiv i forcave speciale të RENEA-s humbi jetën në fshatin e Lazaratit, ndërsa dy efektivë të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës.

Sipas njoftimit të policisë, efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit.

Incidenti i rëndë vjen një vit pas superaksionit antikanabis, të ndërmarrë nga Policia e Shtetit. Për herë të parë policia ndërhyri në fshatin famëkeq, të njohur për kultivimin e kanabisit duke bërë të mundur çrrënjosjen e bimëve narkotike.

FNSH dhe policia tentuan ditën e sotme të hynin në brendësi të fshatit, por u sulmuan nga disa banorë me armë zjarri të rënda si, automatik dhe snajper. Ndërkohë që, janë mobilizuar FNSH-ja e Fierit dhe e Tiranës, forcat speciale dhe operacione, të cilat janë nisur drejt fshatit të Gjirokastrës.

10:40 – Shkon në 14 numri i të ndaluarve

Shkon në 14 numri i personave të ndaluar nga policia. Deri më tani 14 shtetas janë ndaluar nga policia ose janë dorëzuar.

Të ndaluarit janë: Zhaklin Dërxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi, Rustem Mahmutaj, Fatmir Gërveshi, Sinan Rabaj, Denis Mahmutaj, Xhuljano Nuri, Jeton Kalemi, Sevo Shurdhi, Xhuljan Malo, Gerald Bime, Xhemil Gjolleshi, Eligent Basha.

Ndërkohë që policia bën me dije se shtatë shtetas të tjerë janë ende në kërkim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama