Policia ka tashmë identikitet e 2 personave që qëlluan me armë biznesmenin e njohur Artan Santo. Ata janë dy të rinj të moshës 25-35 vjeç, me gjatësi rreth 180 centimetra. Atentatorët udhëtonin me një motor ngjyrë të zezë, me kubik të lartë dhe pa targa. Ata kishin veshur xhupa të zinj, me mbishkrim me ngjyrë të bardhë prapa.
Personi që rrinte në vendin e pasëm të motorrit kishte në krah një çantë të zezë, ku besohet se ka patur të fshehur armën e krimit. Burime policore thanë se autorët e sulmit me armë, kanë rënë në sy të dëshmitarëve të ndryshëm, për shkak të lëvizjeve të shpeshta rreth banesës së Santos, para se të ndodhte krimi. Ata e kanë ndjekur biznesmenin dhe e kanë qëlluar me 6 plumba pranë derës së bankës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.