Policia rrugore sensibilizon shoferet per parkimet dyshe

Policia rrugore sensibilizon shoferet per parkimet dyshe
Vendosja e një fletpalosje nga policia në makinat që kishin parkuar dyshe në rrugë është dukur si një vendosje gjobe. Por këtë herë për drejtuesit e automjeteve që nuk parkojnë në vendin e caktuar ka qenë vetëm një paralajmërim, pasi më pas ndaj tyre do të merren masa administrative deri në heqjen e automjetit me karrotrec. Por edhe një tjetër zë i cili i bashkohet atij të shefit të trafikut Valmir Nikolli për mosparkimet dyshe në rrugët e kryeqytetit është edhe ai i shefit të shërbimit të patrullës së përgjithshme në drejtorinë e Policisë e Tiranës Bedri Hasanaj. Ndërkohë që si polica rrugore ashtu edhe patrulla e përgjithshme do të vazhdojnë këtë sensibilizim për afro një jave, e më pas për drejtuesit e automjeteve do të ketë masa. Kështu mosparkimi i makinave dyshe do të shmang, trafikun në Tiranë si dhe aksidentet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama