Policia serbe dhunon nje shqiptar

Policia serbe dhunon nje shqiptar

Vijon dhuna e xhandarmërisë serbe ndaj shqiptarëve në Bujanoc. Gjatë kontrollit për armë të ushtruar në banesën e shtetasit Selim S. nga Tërëneci i Madh, policia serbe ka ushtruar dhunë ndaj tij.

60-vjecari është tërhequr me forcë në sy të familjarëve drejt një fushe, ku e kërcënuan të tregonte se ku e kishte fshehur armën. Madje e kanë detyruar të gërmonte dhe tokën dhe të hapte gropën, ku sipas policisë serbe supozohej se Selim S. kishte fshehur armën.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, i indinjuar rreth këtij veprimi ka bërë të ditur se policia jo vetëm nuk ka gjetur armë, por ka keqtrajtuar banorin. Musliu dënoi këto veprime brutale të policisë serbe, ndërsa bëri thirrje që qeveria serbe të ndalë presionin dhe provokimet mbi shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama