Polifonia Labe - Kenga Labe

Polifonia Labe - Kenga Labe

Shekuj me pare, ne truallin e Laberise, krahas monofonise, dalengadale, po kristalizohej nje forme tjeter e ndergjegjes artistike muzikore te banoreve vendas te saj - Polifonia.

Nocioni «polifoni», si dihet, vjen nga greqishtja! <poli» - shume, «foni» - ze, tingull, d.m.th., shume zera, shume tinguj, shume melodi. Deri afer mesit te shekulli XX, ajo simbolizonte shfaqjen kryesore_. te jetes muzikore te ke­saj krahine, ne mos te vetmen. Kenga polifonike labe eshte nder deshmite me elokuente te talentit te popullit tone, qe e ruajti ate te paster, ne lufte ndaj rrebesheve te kohrave.

Ne te kaluaren, kultura muzikore polifonike labe, si mbare arti yne muzikor popullor, eshte krijuar, interpretuar e perjetuar kryesisht ne mjedise te ngushta, thjesht familjare. Ajo nisi te dale nga mjedise te tilla vetem pas gjysmes se clyte te shekullit tone. Kultura muzikore polifonike labe eshte shqua gjithmone nga nje gjallesi dhe densitet i madh.

Si bashkudhetare e diteve te gezuara e te trishtuara te malesorit te Jugut, polifonia labe simbolizonte vazhdimisht nje art teper te dashur per te. Duke pasqyruar aspekte te ndryshme te historise dhe te jetes se leberve, ajo ka luajtur nje rol te rendesishem edukues, atdhetaro-revolucionar dhe artistiko-estetik. Ne kete mes, padyshim qe ndikon edhe menvra kolektive e interpretimit.

Polifonia labe gjallon ne krahun jugperendimor te Shqiperise, duke u kenduar ne menyre te pjesshme ose te plote nga popullsia e rretheve: Vlore, Tepelene, Gjirokaster, Sa­rande, Permet, Fier. Ajo perben nje nga kater dialekte kryesore te polifonise popullore shqiptare, krahas asaj my­zeqare, toske, came. Nga ana tjeter, keto dialekte ndahen gjithashtu ne nje mori stilesh muzikore. Kur flitet per muziken tone popullore zanore, terheq vemendjen fakti se, ndersa ne pjesen veriore dhe te mesme te vendit ajo eshte pergjithesisht me nje ze, homofonike, ne pjesen jugore shfa­qet pergjithesisht me shume zera, polifonike.

Kultura muzikore polifonike labe ekziston ne tre lloje ose grupe kryesore: polifoni me dy zera ose dyzereshe, po­lifoni me tre zera ose trizereshe, polifoni me kater zera ose katerzereshe. Polifoni me dy zera kendohet kryesisht, nga gra te qytetit te Gjirokastres, gra te disa fshatrave te zones se Gorishtit, te fshatit Kanine, burra te fshatit Duka etj. Ndersa polifoni me tre dhe kater zera, ku me pak e ku me shume degjohet ne mbare fshatrat dhe rrethinat e Laberise.

Nese, dhjetevjecare te shkuar, me e perhapur ka qene polifonia trizereshe, ne ditet tona, perdorim me te madh eshte duke fituar polifonia katerzereshe. Solisti i pare i polifonise labe quhet «marres», i dyti - «kthyes», i treti - «hedhes» ose «mbushes» dhe perberesi i katert - "iso". Ky i fundit ne dallim nga te tjeret, kendohet prej shume vetave. Emertirni i kengetareve shpreh nje raport te percaktuar mire, ai niset nga nje lidhje permbajtjeje, e brendshme dhe organike qe ekziston mes tyre. Ne kete menyre, emrat: «marres», «kthyes», «hedhes», «iso» parakuptojne role te ndryshme, kontradikte e unitet mes tyre, dhe, ne fund te fundit, parakuptojne njeri-tjetrin.

Ceshtja e origjines, kohelindjes, moshes se polifonise labe, sikurse e mbare polifonise popullore shqiptare, ne kush­tet e mungeses se dokumenteve historike, paraqitet mjaft e nderlikuar. Me te jane marre disa nga etnomuzikologet tane. Nderkohe, mjaft studiues te huaj, sipas rastit, ne nje mase me te madhe ose me te vogel, ne menyre te drejtper­drejte ose te terthorte, kane trajtuar gjithashtu fillesen
e polifonise popullore ne pergjithesi dhe te polifonise se se vendeve perkatese ne vencanti.

Krahas perpjekjeve per te zbuluar tiparet themelore dalluese te kenges polifonike, nder ceshtjet qe jane bere objekt studimi ne raste te tilla kane qene : hapsira brenda se ciles gjallon polifiona popullore, koha e lindjes se polifonise popullore, marrdheniet mes kenges popullore dhe kenges kishtare bizantine.

Nga kerkimet e derisotme del qe, ne gadishullin e Ball­kanit, kenga polifonike shfaqet si nje kulture muzikore karakteristike per shqiptare, greke; aromune, bullgare, ma­qedonas, boshnjake, serbe. Nder ta, shqiptaret, greket, aromunet, njohin si tipike kengen me tre dhe me kater zera, kurse bullgaret, maqedonasit, boshnjaket, serbet-kengen me dy zeta. Thuajse te gjithe studiuesit mendojne se, nga pike­pamja muzikore, nje nder kenget polifonike me te zhvilluara ne Ballkan eshte ajo e shqiptareve. Nderkohe, polifonia po­pullore s'kufizohet brenda nje hapesire si te thuash thjesht ballkanike. Etnomuzikologet kane verejtur se zona te di­ferencuara te te kenduarit me shume zera dhe stile regjionale polifonike ekzistojne gjithashtu ne Sllovaki, Polonine jugore, Ukrahine, Kaukaz, Gjeorgji, Vendet Balltike, Itali etj.

Sipas pikepamjes me te perhapur ne opinionin shkencor, kenga polifonike e popujve te Ballkanit perfaqeson nje kul­ture muzikore te hershme, parabizantine. Pikepamja qe e konsideron kengen popullore polifonike ballkanike te lindur nen ndikimin e kenges kishtare bizan­tine eshte kundershtuar nga shume studiues etnomuziko­loge. Brenda ketij qerthulli, edhe kenga popullore polifonike shqiptare paraqitet e larget ne raport me kengen bizantine. Ajo lindi dhe u zhvillua ne nje truall te vegante, u ushqye ne shekuj nga nje tradite e shendoshe vendase, duke fituar keshtu tipare te spikatura origjinale.

"Shqiptaret qe, duke e urryer roberine myslymane e linin truallin ateror, nuk suallen me vete moden e fundit muzikore te Kostandinapolit, as artin e ditur e te mencur te protopsallteve te rafinuar"- veren Lorenco Tardo - por nje tradite krahinore ma­lore dhe arkaike, nje tradite qe ishte mbajtur ne 400-en dhe 5O0-en, por qe ne te vertete shkon me larg, ne kohen e Basilejve dhe ndoshta edhe me pare. Duket se, ne teresi, kenga bizantine, pra, s'ka arritur te ushtroje ndikim mbi kengen laike polifonike. Sic eshte shprehur nje studiues, ndoshta me teper duhet pohuar e kunderta - kisha imiton ken­gen popullore polifonike.

Lashtesia e polifonise labe, ne rrethanat e mungeses se dokumenteve historike, mund te ndricohet, para se gjithash, nepermjet hulumtimit te lendes se gjalle muzikore. Qe fi­llesa e saj eshte e nje epoke te lashte, kete e tregojne qarte, mes te tjerash, vete tiparet kryesore individuale, ndertimi i brendshem etj. Keshtu, per hershmeri flet afria qe ekzis­ton mes intonacioneve te kenges polifonike labe dhe atyre te te folurit njerezor. Kuptimplote eshte edhe fakti qe intonacioneve e saj, si do te shohim, here-here; na japin asoca­cione te jetes blegtorale, si, p.sh., thirrje tipike barinjsh etj. Lashtesi nenkupton gjithashtu ndertimi modo-tonal pentato­nik i kesaj kulture muzikore - dihet se modet pentatonike jane me te hershmet ne historine e muzikes popullore bo­terore. Hershmeri tregon pa dyshim edhe ngjizja e kenges polifonike labe, ne thelb, prej raportesh kontrastuese into­native, modale, harmonike; ritmike mes linjave te ndryshme muzikore. Lashtesi parakupton gijthashtu natyra thjesht za­noare e saj etj; Sidoqofte, origjina dhe kohelindja e polifonise mbetet ende nje ceshtje e hapur shkencore.

Perfytyra teresore e polifonise labe lidhet ngushte me ndikimin qe kane ushtruar historikisht ndaj saj kushtet eko­nomiko-shoqerore.

Gjate jetes qindravjecare, ajo ka munduar t'i kristalizoje tiparet themelore substanciale e formale nen ndikimin e nje sere faktoresh, objektive e subjektive. Se pari ne kete mes, i rendesishem mbetet veprimi i faktoreve eko­nomike. Leberit, ne te kaluaren, merreshin fare pak me bujqesi. Nderkohe, per vete mjedisin e pershtatshem, ata kultivonin shume blegtorine.Eshte interesante te verehet se, krahas nina-nanes, vajtimit, boroitjes etj., jeta blegtorale ka ushtruar nje ndikim te ndjeshem sidomos mbi kengen po­lifonike labe. S'eshte aspak e rastit qe problematika theme­lore e kesaj kenge lidhet, mbi te gjitha, pikerisht me nje jete te tille. Ajo u kendon vecanerisht cobaneve e cobankave, bagetive e staneve, dhenve e dhive, zileve e kernboreve etj. Pra, brenda kenges shumezereshe labe, jeta blegtorale pasqyrohet edhe muzikalisht. Mes te tjerash, kjo ndihet me se miri ne thirrjet e shumta recitative te solisteve kryesore- marresit, kthyesit, hedhesit. Ne mjaft pikepamje, ata na japin shembellesa te britmave karakteristike te barinjve.

Per me teper, e gjithe linja e kthyesit te lind pershtypje e nje nanurisjeje te vertete baritore.

Caste te ndjeshme re­citative duhen konsideruar pastaj te gjitha llojet' e kaden­cave, qofshin ato hyrese, te brendshme apo mbyllese etj. Pa thirrje te kesaj natyre, atmosfera e pergjithshme ideo­emocionale e kenges labe, sidoqofte, nuk eshte e plote, ajo as qe mund te kuptohet nese ato mungojne. Qysh ne vitet '30, prof. Eqerem Cabej verejti, "...thelbin e kesaj kenge e goditim me mire duke e quajtur kenge barinjsh... Pershtypja akustike qe krijon kenga labe mund te krahasohet me tin­gullin e kemboreve te bagetive."

Ndikimi i jetes blegtorale dallohet qarte gjithashtu ne muziken popullore instrumen­tore labe.

Se dyti, faktoret shoqerore qe ndikuan mbi kulturen muzikore popullore labe jane, se paku, dy llojesh: marte­sore e zakonore ne pergjithesi dhe te solidaritetit atdhetar. Leberit kane bere e bejne me shumice si martesa brenda fshatrave te vecanta, ashtu edhe jashte tyre.

Ata, si dje edhe sot, marrin e japin gjithashtu qofte brenda, qofte ja­shte zonave te caktuara etnografike. Gjithsesi, martesat bren­da fshatrave kane qene, pergjithesisht, me te kufizuara sesa ato nderfshatare, kurse martesat brenda zonave, si rregull, gezonin perparesi mbi ato nderzonale. Sakaq, marredheniet e solidaritetit atdhetar mes vendasve jane shprehur me force sa here e kane dashur interesat e Atdheut e te kombit, qofte ne te kaluaren e larget, p.sh., kunder sunduesve osmane, qofte ne te kaluaren e afert, kunder shovinisteve greke, im­perilisteve italiane, pushtuesve fashiste e nazifashiste.

Eshte e qarte se faktoret shoqerore, vecanerisht ata zakonore, nuk mund te mos kene ndikuar se brendshmi qe te perftohej nje kulture muzikore e njesuar, me tipare intonativo-modale mbare labe. Prandaj, brenda kultures muzikore popullore labe, homofonia dhe polifonia, muzika zanore dhe ajo instrumen­tore, fshatare dhe qytetare, e grave dhe e burrave, me tere dallimet qe kane mes tyre, i shquajne nje sere tiparesh the­me1ore intonativo-modale te perbashketa.

Leberit kane jetuar e jetojne ne nje truall me male te larta, te ashpra e shkembore, me mungese te ndjesh­me bimesie, klime ne pergjithesi malore, me vere te fresket e dimer te-ashper, por vende-vende edhe mesdhetare, ku vera eshte e nxehte dhe e thate dhe dimri i bute e i laget, duke u kufizuar ne perendim nga deti Jon etj. Ndikimi i kushteve te tilla natyrore reflektohet perseri, sidomos, mbi kengen polifonike labe.

Duke e perjetuar me kujdes, duket se ajo dic ka ngjizur ne permbajtjen ideoemocionale prej qendrimit madheshtor te maleve, forces se tyre, ashpersise, pamjes legjendare, veshtrimit hijerende e krenar - ndoshta per kete arsye nje note e pergjithshme, thelbesore, tipike e
saj shfaqet epizmi i pakrahasueshem. Nga ana tjeter, kenga shumezereshe labe duket se eshte ndikuar ne nje mase edhe nga bukuria e vecante e natyres bregdetare - mbase per kete shkak stile te caktuara muzikore, si, p.sh hi­marioti, pilurioti etj., sjellin, para se gjithash, nje note ka­rakteristike lirike etj. -­

Ndikimi i kushteve natyore shquan gjithashtu nemuziken popullore instrumentore labe, homofonike dhe polifonike. Notat kryesisht lirike te saj, vec tjerash, nxi­ten edhe nga madheshtia e natyres sone. Fyelli dhe culdyjarja si vegla tipike per gjithe Laberine, krijojne pershtypje
e asocacione te qarta te natyres shqiptare.

Ne intonacionet muzikore te tyre shquhet me lehtesi bukuria e peisazhit tone natyror, qe jepet permes botes shpirterore te bariut.

Ndikimi i kushteve natyrore duket edhe ne vallet labe me permbajtjen ideoemocionale shpesh epike, me levizjete gjalla e te vrullshme, shperthimet e brendshme te forta e heroike, melodiken e ndjeshme recitative, ritmiken muzikore zakonisht te perziere, te matur e te theksuar etj.

Se fundi, dukuria e ndikimit te mjedisit gjeografik verehet ne nderti­min e banesave, te cilat, si rregull, jane prej guri, te larta e me dy kate ne veshjet popullore te ngjashme nga njera
zone etnografike ne tjetren; ne menyren e afert te jeteses; ne karakterin e forte e te vendosur, temparamentin burreror e krenar te malesoreve vendas etj.


Se katerti, pastertia etnike fshatare ka ndikuar mjaft per individualitetin e kultures muzikore popullore labe. Leberit, ne te kaluaren, zhvillonin, pergjithe­siht, nje jete artistike folklorike te vecuar, te mbyllur, kon­servatore, relativisht larg ndikimeve te mundshme te ndonje kulture te huaj artistike. Nje jete te tille e percaktonin, deri diku, edhe kushtet natyrore. Ne rrethanat e ketij vecimi, ata kane mundur te rritin e zhvillojne nje folkIor autentik. «Kultura jone popullore ka ekzistuar kryes:isht si kulture vendase fshatare ose kulture vendase qytetare - verejne studiuesit tane. - '"

Kultura fshatare vendase ka gene ne­per shekuj mjaft e mbyllur dhe, per pasoje, etnikisht me e paster, me autoktone. Tiparet etnike origjinale spikatin me fort ne kulturen fshatare. Kultura popullore qytetare vendase dallohej ne vija te pergjithshrne nga kultura e kla­save sunduese dhe e pushtuesve te huaj, par ajo ka gene me e ekspozuar sesa kultura fshatare ndaj ndikimeve kul­turore te huaj . Kur vendi yne ishte i perfshire ne Perando­rine e Bizantit, ne kulturen tone qytetare popullore ose re­flekse u vune re gjurme te kultures bizantine. Pas pushti­mit osman u shfaqen mbi te ndikime orientale.

Pastertia etnike fshatare eshte nje faktor qe ndikon edhe ne ditet tona mbi kulturen muzikore popullore labe. Par, kuptohet qe, sot, ndaj saj, ashtu si rnbi tere muziken dhe artin popullor shqiptar, veprojne edhe faktore te tjere. qe nuk round te mas perfillen, si: jeta e gjalle artistike fol­klorike, veprimtarite e dendura artistike amatore e profe­sioniste, perhapja e shpejte dhe e vazhdueshme e vlerave muzikore te cdo lloji etj. Sic kane pohuar studiuesit, ne sis­temin e qarkullimit te folklorit ne kohen e sotme po perdo­ren gjeresisht edhe mjetet teknike modoerne te informacionit, qe kane nje efikasitet te madh transmetues informativ mbi perdoruesite vlerave folklorike, pavaresisht nga niveli arsimor i tyre.

Spiro Shituni : Tepelena.com 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama