Politika jone nuk ndryshon kurre Koment

Politika jonë nuk ndryshon kurrë  Koment

Prej 25 vitesh politika jonë zhvillohet me të njejtën qasje, me të njejtin mentalitet, me të njejtin egoizëm të pangopur të udhëheqësve, që e ushtrojnë politikën vetëm në shërbim të interesave të tyre personale.

Zhvillimet politike rrjedhin përherë si në një spirale, në të cilën vihet përqark, por nuk bëhet përpara--i vetmi "përparim" është ndërrimi i vendeve mes aktorëve politikë.

Situata e sotme e ngërçit politik i ngjan, siç ngjajnë dy pika uji, situatës së ngërçit politik të periudhës 2012-2013. Si ilustrim, më poshtë po përmbledhim shkurt të dy situatat.

Aktorët:

Drama:

Aktorët:

Drama:

I vetmi ndryshim mes krizës 2012-2013 dhe asaj sot është se PS, atëherë në opozitë, e kushtëzonte konsensusin e saj për reformën me një çështje anësore: zbatimin nga qeveria të një vendimi të Gjykatës së Lartë lidhur me këshillin bashkiak dalë nga zgjedhjet lokale 2011 në Fier; ndërsa opozita e sotme kundërshtinë e saj e ka direkte të lidhur me përmbajtjen e reformës.

Nëse shikon diskutimin publik dhe gjuhën që përdorin aktorët është e qartë se çdo gjë bëhet për pushtet politik: parimet, konceptet, vizioni përdridhen sipas interesit të momentit.

Për ilustrim, më poshtë janë disa deklarata të Zotit Edi Rama, si udhëheqës i i opozitës që nuk pranon të votojë ligjet në emër të demokracisë dhe si kryeminisitër që i kërkon që opozitës të votojë ligjet në emër të integrimit.

Janar 2013:

Shkurt 2013:

Mars 2016:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama