Poloni lene vajzen 2 vjece ne aeroport dhe nisen me pushime

Poloni, lënë vajzën 2 vjeçe në aeroport dhe nisen me pushime
Ajo që ndodhi disa ditë më parë në aeroportin Katowice në Poloni, në fakt ka indinjuar shumë njerëz, dhe jo vetëm opinionin publik polak. Një telekamerë sigurie ka dokumentuar se një çift e lënë vajzën e tyre dyvjeçare përpara sportelit të informacionit në aeroport dhe nisen për pushime. Sipas asaj që citohet nga mediat polake, pasaporta e vogëlushes kishte skaduar, por prindërit gjithsesi nuk donin që ta humbnin avionin, kështu që e lanë 2-vjeçaren në aeroport.

Ata hipën të qetë në avion së bashku me fëmijën e tyre më të madh dhe u nisën për pushime. Vogëlushes i thanë që të priste kthimin e tyre dhe e lanë tek njerëz krejtësisht të panjohur në sportelin e informacionit, të cilët në fund të ditës do të shkonin në shtëpitë e tyre dhe ajo do të mbetej vetëm.

Policia, e cila është njoftuar pak kohë më vonë pas nisje së prindërve, ka verifikuar identitetin e vajzës dhe rrethanat në të cilat ajo kishte mbetur tërësisht e vetme në mes të një aeroporti të madh. Vendimi absurd i prindërve do të ketë padyshim pasoja ligjore dhe ata rrezikojnë deri në 5 vjet burg për gjestin e tyre.

Mësohet se prokuroria e vendit ka hapur një hetim  rreth çështjes, ku do të dëgjohen dëshmitarët, do të analizohen imazhet e telekamerës së sigurisë së aeroportit dhe do të merren në pyetje prindërit e vogëlushe. Sigurisht, pasi të kthehen nga pushimet e tyre dyjavore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama