Ansambli bën një vizitë në Tiranë dhe përsërit vizitat në Shkup dhe në Prishtinë, me ftesën e “Dojçe Veles” dhe të Ministrisë së Jashtme të RFGJ-së. Në programin e koncertit, krahas nonetit op.139 të Jozef Gabriel Rajnbergerit (Rheinberger), të konceptuar krejtësisht në traditën romantike të noneteve, themeluar më 1813 nga Lui Shpori (Spohr), është edhe transkriptimi i kuintetit për piano KV 452 të Volfgang Amadeus Moxartit (Mozart). Hans Picka (Pizka) ka ndërmarrë përpjekjen për ta ndarë në katër instrumente partin e shkruar fillimisht për piano. Në këtë mënyrë, para dëgjuesit shpaloset një vepër e vjetër klasike në një instrumentim të ri, me ngjyra romantike, i cili nuk ishte ende i zakontë për kohën e Moxartit.
Ansambli "Polyphonia“ i Berlinit u formua rreth dhjetë vjet më parë nga disa instrumentistë frymorë të Orkestrës Simfonike Gjermane (Deutsche Symphonie-Orchester) të Berlinit. Shpejt muzikantëve iu lindi dëshira për të luajtur jo vetëm në formacion klasik frymor kuintet, por edhe në formacionet më të ndryshme të zgjeruara të muzikës së dhomës, vepra interesante, e para së gjithash të dëgjuara rrallë nga të gjitha epokat e mundshme dhe për t’ia mundësuar kontaktin me to një publiku të gjerë. Kështu, Ansambli krijoi vitet e fundit një repertor të gjerë në fushën e muzikës së dhomës në të gjitha variacionet e mundshme, nga trioja frymore deri te noneti i përzier, nga epoka klasike vjeneze deri në epokën moderne, duke arritur të prezantojë në këtë mënyrë programe mjaft të pazakonta dhe origjinale. Krahas shfaqjeve të rregullta koncertale në Gjermani, "Polyphonia“ mban marrëdhënie të ngushta edhe me radiostacione të ndryshme.
“Polyphonia”
Frauke Ross, flaut
Martin Kögel, oboj
Bernhard Nusser, klarinetë
Markus Bruggaier, korno
Jörg Petersen, fagot
Johannes Watzel, violinë
Henry Pieper, violë
Thomas Rößeler, violonçel
Christian Schmidt, kontrabas
PROGRAMI
Volfgang Amadeus Moxart (Mozart) (1756-1791)
Simfonia koncertante në Mi bemol-maxhor (Përpunim i kuintetit për piano KV 452 nga Hans Picka (Pizka) për oboj, klarinetë, korno, fagot, violinë, violë, violonçel dhe kontrabas
I. Largo - Allegro moderato
II. Larghetto
III. Rondo. Allegretto
Jozef Gabriel Rajnberger (Rheinberger) (1839-1901)
Nonet Mi bemol-maxhor, op.139
për flaut, oboj, klarinetë, korno, fagot, violinë, violë, violonçel dhe kontrabas
I. Allegro
II. Menuetto. Andantino
III. Adagio molto
Vi. Finale. Allegro
Nga Gazeta Metropol