Ndërkohë edhe rusët kanë theksuar se në vendin e tyre u lind foshnja e parë që shënon një miliardë të ri në planetin tokë. Pjotr Alekseeviç Nikolaev u lind dy minuta pas mesnate në qytetin rus Kaliningrad. Përfaqësuesit e OKB-së sot nënës së fëmijës së lindur do ti dorëzojnë certifikatën zyrtare të titulluar si “I lindur në ditën e 7 miliardit”. Gjithashtu me këtë rast do të organizohet po në të njëjtin qytet një konferencë ndërkombëtare ku do të shpaloset edhe raporti botëror për popullsinë në Tokë.
OKB përmes analizave të saj ka paralajmëruar se në rast se vazhdon trendi i tillë i rritjes së popullsisë, planeti Tokë në vitin 2100 do të ketë 10 miliardë banorë, por nuk përjashtohet edhe shifra deri në 15 miliardë banorë. Para 2 mijë viteve, bota kishte 300 milion banorë, ndërsa në vitin 1999 u regjistruan gjashtë miliardë banorë në planetin tonë. Për çdo vit popullsia në botë rritet për 80 milion.