Popullsia e botes do te rritet tej parashikimeve

Popullsia e botes do te rritet tej parashikimeve

Udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara janë shqetësuar prej vitesh lidhur me ritmin e rritjes së popullsisë. Pak vite më parë, përllogaritjet kishin parashikuar kulmin e popullsisë botërore me 9 miliardë në vitin 2070 dhe më pas një ulje me 8.4 miliardë në vitin 2100. Aktualisht ajo qëndron 7.2 miliardë.  Kohët e fundit Kombet e Bashkuara i shikojnë këto shifra në rritje. Popullsia pritet të rritet në 9.6 miliardë në vitin 2050 për të vazhduar me 10.9 miliardë në vitin 2100.  Por çfarë e shkakton këtë rritje drastike? Pothuajse e gjithë kjo rritje vjen nga Afrika. Modelet e mëparshme “kishin parashikuar një rënie të normave të fertilitetit në Afrikë, por kjo nuk ka ndodhur”, - thotë Adrian Raftery që merret me statistikat në Universitetin e Uashingtonit dhe publikoi parashikimet e rishikuara.  Por pyetja e ditës është: Si do t’i ushqejë bota disa miliardë më shumë njerëz?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama