Portali amerikan Per fundin e botes fajin e ka Serbia ne luften e Kosoves

Portali amerikan: Per fundin e botes, fajin e ka Serbia ne luften e Kosoves
Me qëllim apo rastësisht, fundin e botës e ka nxitur Serbia! Portali amerikan “Popular” shkruan se parashikimi i Nostradamusit për ardhjen e armagedonit është plotësuar nga Serbia në vitin 1999, e cila nuk pranoi që problemin e Kosovës ta zgjidhë me një marrëveshje paqësore.

Portali amerikan për paralajmërimin e fundit të botës fajëson serbët! Qëllimisht apo rastësisht, thekson autori, Serbia ka përmbushur kushtin nga parashikimi i Nostradamusit, që të arrihet deri te armagedoni. Francezi i njohur, në strofën e 86-të të parashikimit të tij thotë: “Dhe do të vijë viti me numrin e djallit në drejtimin e kundërt (viti 1999 ka tre numra nëntëshe, të cilat në drejtimin e kundërt paraqesin tri gjashtëshe, respektivisht numrin e Djallit) dhe atëherë Djalli do të dëshirojë të krijojë një luftë botërore në mënyrë që 13 vjet më vonë e tërë bota të shkatërrohet”.

Majat kanë siguruar datën, serbët kushtin?! “Është e qartë se në vitin 1999 me të vërtetë erdhi deri te një luftë botërore, pasi 19 shtete të botës, respektivisht anëtare të NATO-së kanë luftuar me Serbinë për Kosovën dhe këtë luftë e kanë nxitur serbët”, thotë portali amerikan. Serbët me siguri që nuk e kanë ditur për parashikimin e Nostradamusit, mirëpo atëherë kanë nxitur fundin e botës, përfundon autori.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama