Gjatë seancës së djeshme, përveç ushtrimeve, portierët kanë gjetur kohë të argëtohen, stërviten dhe në të njëjtën kohë të dhurojnë spektakël.
Berisha e Hoxha i kanë shënuar njëri-tjetrit nga një "alla Panenka". Së bashku me Shehin, gardianët janë stërvitur duke gjuajtur, por edhe duke pritur të tilla.
Një ushtrim dhe gjithashtu garë mes tyre ka sjellë humor e kënaqësi. Menaxheri Bushi nuk i ka rezistuar tundimit kur ka parë që në fushë ka pasur "garë penalltish".
Ishbomberi i Kombëtares ka sfiduar gardianin kuqezi. Berisha ka treguar se është një specialist për penallti, ndërsa Bushi... që e ka humbur nuhatjen e një goleadori.