Terbuni - Kukesi 1-2 Goli i portierit Kuka by gazeta-panorama
Kukësi ka regjistruar fitore 1-2 në "Ismail Xhemali" ndaj Tërbunit. Verilindorët e kanë nisur takimin jo ashtu siç duhej, pasi pësojnë gol brenda 10 minutave. Portieri i vendasve i jep avantazhin skuadrës duke realizuar një gol spektakolar nga porta në portë.
Kuka shkelmon topin dhe e çon në rrjetën e Koliçit i cili rrëshqet nga terreni i rënduar nga reshjet e shiut dhe nuk arrin ta ndalë. Por nuk vonon dhe kundërpërgjigjia e djemve të Duros të cilët përmbysin gjithçka që në pjesën e parë me anë të dyshes Emini - Nika.
Sulmuesi nga Tetova barazon shifrat në minutën 26', ndërsa vetëm 18 minuta më pas Nika i jep epërsinë miqve.
Në fraksionin e dytë nuk ka patur gola pavarësisht tentativave të dy ekipeve për të realizuar. Gjithçka është vulosur 45 minutat e para të takimit.
Me këtë fitore Kukësi vazhdon të jetë me pikë të barabarta me Teutën në rënditje, por është i treti për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte ndaj durrsakëve (prej diferencës së golave).
Formacionet
Tërbuni - Kukësi 1 - 2
Golat: Kuka 9' / Emini 26', Nika 44'
Tërbuni: Kuka, Fangaj, Tasiç, Rudoviç, Selimaj, H. Marku, Gavazaj, Dedyn, T. Marku, Lala, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Lladrovci, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Karioka, Emini, Lima Trajner: Klodian Duro
Kartonë të verdhë: Selimaj 8'