Pija me lëng portokalli të shtrydhur, jo vetëm ta freskon, por edhe ta zgjat jetën. Sidomos, kur ai është i kuq. Një fakt të tillë e citon një studim i fundit i kryer në Milano, sipas të cilit, ky lloj fryti, ndihmon për të zvogëluar yndyrnat në gjak, e prandaj është mjaft efektiv kundër shëndoshjes së tepruar. Dhe jo vetëm kaq. Konsumi i freskët i lëngut të portokallit të kuq, zvogëlon stresin, ndihmon pacientët me diabet, mbron ADN-në tonë si edhe mund të reduktojë faktorët e rrezikut kardiovaskular, duke mbrojtur zemrën tonë nga infarktet. Ka qenë një ekip shkencëtarësh, që ka identifikuar gjenin përgjegjës për përmbajtjen e lartë të lëndës “anthocyanins” tek portokallja e kuqe, ka gjetur se si ajo ndihmon në shkatërrimin e yndyrnave.