Pas eshte nje sfond, ku gjenden fotografite me tipike te tij. "Eshte shume e rendesishme qe Danishi ka perzgjedhur pikerisht keto foto, te cilat po te kishim sot nje ekspozite do te verenim se jane krejtesisht te bera nga Marubi, nga portretet e ndryshme, nga faktet historike qe jane aty dhe veshjet tipike shkodrane", thekson studiuesja e artit. Pra, aty gjenden te treja, veshjet popullore, fakti historik teper i rendesishem dhe psikologjia e portretit. Eshte nje portret kompozicional, i cili u krijua me rastin e ekspozites se celur ne vitin 1978, me rastin e 100-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Ne po ate vit, me 18 dhjetor, tabloja e Jukniut u ble nga Galeria e Arteve per vetem 2 mije leke te kohes. Aktualisht jane disa koleksioniste qe blene pikturat e tij, edhe pas viteve '90-te, ai punoi ne pastele, lapsa me ngjyra, pasi edhe fuqia e tij nuk ishte me ajo e para. Ka qene nje nder ata piktore qe s'u ka munguar ekspozitave. Studiuesja Varvarica tregon se edhe ne rastet kur i duhej qe te ishte teresisht brenda temes se percaktuar nga ideologjia e kohes, ai ishte teresisht i vecante
Aty gjendet edhe portreti i Enver Hoxhes, pasi edhe ai eshte pjese e historise sone, eshte fakt historik. E kjo, sipas Varvarices, "nuk mund kurrsesi ta demtoje tablone, vetem se i jep nje rendesi te jashtezakonshme, pasi Kel Marubi dinte te ndiqte cdolloj fakti dhe ngjarjeje qe zhvillohej ne ate kohe". Jane deshmite e tij fotografike qe na i ka lene edhe ne trashegimi ky piktor qe vijne te gjitha brenda nje kuadrati. Por ekspozita nuk ishte vetem Kel Marubi, pasi nje sere portretesh te tjera, me vlera te padiskutueshme jane pjese e historise se e piktures shqiptare dhe jane aty, ne ate salle te ekspozuara. Por edhe personalitetet e formesuar me penelin e tyre kane bere historine e Shqiperise. Prej figurave te medha patriote si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e shkronjes te vargjeve shqipe si Vaso Pasha e portret plake, bariu a fshatari te pervuajtur e perkrah tij figura e nje intelektuali te menduar. Jane perkrah dy bote, qe kur ngerthehen me njera-tjetren percjellin imazhi e nje bote te madhe, asaj reales. Jane tablo te formesuara prej penelit te Guri Madhit, Danish Jukniu, Hysen Devolli, Sali Shijaku, Andrea Kushi, Zef Kolombi, Vilson Kilica, Sadik Kaceli a Zef Shoshi e Nexhmedin Zajmi, ndaj edhe vlerat e tyre jane te padiskutueshme.
Ekspozita e portreteve historike
Prej pak ditesh, portrete e shekullit XX te piktoreve shqiptare, gjenden te ekspozuara ne sallen e Rilindjes, ne Galerine Kombetare te Arteve. Ne krye te tyre qendron "Motra Tone" e te paperseritshmit Kol Idromeno, e cila prej restaurimit mirepret cdo tablo tjeter qe i bie radha te shperfaqet ne ate salle per vizitoret e galerise. E celur prej disa ditesh, ekspozita "Portreti Shqiptar ne Shek. e XX" nuk ka terhequr teper vemendje. Dhe pse aty gjendet nje pjese e mire e historise se Shqiperise.
Tabloja 2 mije lekeshe e Jukniut
Sikunder edhe studiuesja Suzana Varvarica pohon, Danish Jukniu eshte nje nga piktoret me te mire te para viteve '90-te. Pikturat e tij nuk bertasin per kontraste te medha, por realitet e ngjyrave te fuqishme ai i gjen nepermjet nje tonaliteti shume me poshte. Nje prej tyre eshte edhe tabloja qe ka ne qender Kel Marubin. Me 18 dhjetor 1978, ajo eshte blere nga Galeria Kombetare e Arteve, vetem per 2 mije leke te kohes. Permasat e saj jane 105.5 x 111 dhe per pak kohe do te jete ende e ekspozuar mes tablove te tjera ku nuk mungon as "Motra Tone" e Idromenos.
'78
Ishte viti 1978 kur piktori shkodran Danish Jukniu realizoi portretin kompozicional te fotografit Kel Marubi. Qe tablo e porositur me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Me 18 dhjetor te po atij viti Galeria e Arteve e bleu pikturen vetem per 2 mije lek te kohes.
U cel dje "Tirana Music Festival" tek Artet
Edicioni i trete i "Tirana Music Festival" binjakezuar me Festivalin Internacional Umbria Estate u hap dje per te vijuar deri me 30 prill. Nje permbledhje iniciativash qe konsiston ne forcimin dhe zhvillimin e bashkepunimit kulturor midis 2 vendeve si Italia dhe Shqiperia, me prezencen e muzikanteve nga Shqiperia, nga Italia dhe nga vende te tjera nga e gjithe bota. Manifestacioni permban masterklase, koncerte, bashkepunime dhe shkembime midis grupeve italiane dhe atyre shqiptare, si dhe bursa studimi per muzikantet e rinj shqiptare. Duke pasur parasysh se muzika mund te jete e dobishme per te ndihmuar zhvillimin ekonomik te nje qyteti apo vendi, Akademia muzikore Internazionale, ideatore dhe promotore e manifestacionit "Tirana Music Festival" ne bashkepunim me nje sere institucionesh te tjera. Bursat jane nje pike e forte e ketij aktiviteti.
Anisa Ymeri Gazeta Koha Jone